Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin
Po përmendim njëzet shkaqe që kanë të bëjnë me femrën, por ndoshta edhe mashkulli merr pjesë në disa prej tyre.
1. Harresa e bërjes nijet (vendosshmërisë) e cila shkakton humbjen e shpërblimit, pasi për atë qëllim e ke lënë ngrënien, pijen dhe je larguar nga kënaqësitë, vetëm për hir të Allahut, siç ka ardhur në hadithin kudsij: "Agjërimi është i Imi dhe vetëm unë shpërblej për të."
2. Pakujdesia ndaj namazeve, vonimi i kohës së tyre dhe kryerja me përtaci.
3. Pagjumësia, e cila është prej shkaqeve më të mëdha që shkakton humbjen e ramazanit. Disa gra rrinë me motrat e tyre duke u marrë me thashetheme, e ndoshta kjo bisedë zgjat deri në kohën e syfyrit, pesë orë a më tepër duke bërë biseda të kota.
4. Shumimi i plogështisë- harresës, gjumit, dhe përtacisë. P.sh: Nëse fle natën orë të tëra, pastaj ulet pas namazit të sabahut në xhami duke e përmendur Allahun, gjoja është bërë shpirtmirë dhe e zellshme.
5. Humbja e kohës duke përgatitur ushqimin. Gruaja është e falënderuar dhe e shpërblyer për atë që ua përgatit agjëruesve, mirëpo mundet ta shkurtojë kohën e saj në kuzhinë gjatë përgatitjes së ushqimit.
6. Dëgjimi i muzikës duke agjëruar. Si ka mundësi që nuk ndien shijen e dëgjimit të Kuranit, por dëgjon muzikën e shejtanit?!
7. Shikimi i televizorit dhe filmave serial, sa që ka harruar netët e vlefshme të ramazanit.
8. Leximi i gazetave apo revistave të ndryshme, kur dihet se selefët (të parët tanë) e kanë lënë shkencën e hadithit dhe kërkimin e diturisë në muajin e ramazanit.
9. Vonimi i punëve dhe lënia e tyre pas dore. Kjo sëmundje na i ka këputur jetët edhe në muajin më të vlefshëm, madje edhe në natën e kadrit nuk shërohemi nga ajo. P.sh: Femra dëshiron që të lexojë Kuran pas namazit të sabahut, por e ndjen veten të lodhur gjatë qëndrimit natën, gjithashtu edhe pas drekës e lodhur, e pas ikindisë e zënë në kuzhinë duke përgatitur ushqimin, e përsëri natën ulet me të afërmet e saj në bisedat që ato i quajnë të ‘domosdoshme’.
10. Dalja në tregje në të cilat ka provokime të epshit dhe me këtë rast i humb të mirat të cilat i ka grumbulluar dhe vepruar gjatë ditëve të ramazanit.
11. Zbulesa, kozmetika, veshja e hollë dhe e qëndisur me fije ari ose argjendi, perçja e gjerë ku sytë janë të zbuluar, si dhe aromat e ndryshme të parfumit. Atëherë ç'mendon në pranimin e agjërimit të saj?
12. Telefoni dhe për fat të keq edhe interneti. I sheh disa motra që humbin kohë të gjatë duke biseduar biseda të kota.
13. Përgojimi dhe thashethemet. Ruaje gjuhën motër dhe mos e prish agjërimin tënd. A agjëron ajo e cila ka ngrënë mishin e njerëzve (me përgojim) dhe ka marrë nëpër këmbë nderin e tyre?!
14. Plogështia në punë duke u argumentuar se jam e lodhur.
15. Mos edukimi i fëmijëve, ku gjithë natën luajnë e ditën flenë dhe ju humb namazi.
16. Sjellja jo e mirë e disa prej motrave. Tek to vërehet hidhërimi i shpejtë dhe fyerja, e me këto vepra e humb agjërimin e saj dhe shpërblimin e tij.
17. Lakmia dhe koprracia e tepërt, si dhe mosdhënia lëmoshë në ramazan, pasi veçimi i tyre është vlera e kohës dhe u ndihmon agjëruesve në respektim më të mirë ndaj Allahut, sepse bashkimi i agjërimit dhe lëmoshës janë dy cilësi që nëse i posedon, e meriton xhenetin.
18. Namazi i teravive. Mos u çudit që ky namaz mund të jetë shkak në humbjen e ramazanit. Po i përmendim disa shkaqe:
- Dalja e disa grave të zbuluara.
- Hipja në veturë (taksi) dhe vetmia e saj me shoferin, i cili e ka sjellë deri në xhami.
- Shoqërimi i fëmijës, i cili është në gji, gjë që u shkakton zhurmë të pranishmëve të cilët janë duke u falur.
- Ulja pas faljes së dy rekateve për biseda të ndryshme të dynjasë, derisa është afruar rukuja, atëherë ngrihet dhe e bën rukunë me xhemat.
- Rreshtimi i safit të grave dhe mos drejtimi i tij.
- Përzierja e burrave dhe grave gjatë daljes nga xhamia.
19. Menstruacionet, nga të cilat nuk ka dyshim se gruaja lirohet nga namazi, por jo nga përmendja e Allahut, falënderimi i tij, si dhe shërbimi ndaj agjëruesve.
20. Pëlqimi i vetvetes se ajo është më e bukur dhe më e vlefshme se gratë e tjera.
Nëse dëshironi ta dini shërimin nga këto atëherë, përgjigjuni këtyre pyetjeve me sinqeritet të plotë:
- A lexon Kuran dhe a e bën atë hatme, të paktën një herë?
- A kujdesesh në kryerjen e namazeve në qetësi, frikrespekt dhe me xhemat?
- A i falë sunetet para dhe pas namazit?
- A mendon gjatë përgatitjes së ushqimit ndaj familjes se po e bëj për hir të Allahut?
- A ke dhënë lëmoshë dhe a e ke ushqyer të varfrit? Nëse thua po, atëherë, a meriton kjo që të lavdërohet?
- A kujdesesh në kryerjen e namazit të teravive me rregullat e tij?
- Sa orë fle në ramazan?
- Sa kaseta dhe CD të dobishme i ke dëgjuar?
- Sa orë ke ndenjur pa gjumë dhe çfarë ke vepruar gjatë këtyre orëve?
- Sa minuta i ke kaluar në falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij?
- A je vetmuar në ndonjë vend dhe i ke ngritur duart tua në dua (lutje)?
- A ke prezantuar në ndonjë ligjëratë, në të cilën ka këshilla fetare, çështje të fikut dhe thirrje në rrugë të Allahut?
- A mundohesh ta respektosh burrin tënd dhe t'i ruash fëmijët në këtë muaj?
- A e ke pastruar shtëpinë tënde prej gjërave të urryera dhe, a e ke pastruar pasurinë tënde prej kamatës dhe harameve të ndryshme?
Ende vazhdon në jetë e hapur dera e pendimit, ndaj pendohu sa më herët se më vonë nuk të bëjë dobi pendimi.