Alarm, heliumi në Tokë po mbaron
Burimet e Tokës po shterojnë dhe një nga elementët e parë në radhë për këtë është gazi helium që mendohet se do të zhduket për rreth një gjeneratë.
E shtune 28 Gusht 2010 16:24
Kjo do të shkaktonte një kaos të vërtetë në jetët e njerëzve pasi gazi helium shërben në shumë fusha si spitalet apo fabrikat me shkrirje. Alarmin e ka dhënë fituesi i Nobelit, Robert Richardson nga Cornell University of Ithaca, i cili e mori cmimin pikërisht për zbulimin e vetive të këtij gazi.
Ky lloj gazi nuk është i dukshëm por analizat klinike me rezonancë manjetike nuk mund të bëhen pa të. E gjejmë gjithashtu edhe në shumë sisteme si psh në centralet nukleare ku shërben për ftohjen e impianteve apo në aparatet zhytëse detare. Ky element kimik nuk ka erë apo shije, ndërsa ushtria e përdor për ndërtimin e raketave. Sipas Richardson, cmimi i këtij gazi në treg është shumë i ulët dhe kjo bën që shumë vende ta shpërdorojnë, përfshirë këtu edhe SHBA-në.
Heliumi u zbulua në vitin 1868 dhe është një gaz shumë i rrallë. Gjendet në doza minimale në atmosferë dhe është fryt i disa reaksioneve nukleare. Ai nuk kërkohet në vendet ku gjendet gazi natyror. Por si për ironi, nëse në Tokë heliumi është shumë i rrallë, në Univers është elementi i dytë kimik më i përhapur pas hidrogjenit. 41 % e Diellit është e përbërë nga heliumi. /top-channel/