Transmetuar nga Abdull-llah Ibn Abbasi.
Pejgamberi a.s pasi Vahshiu r.a vrau xhaxhain e Pejgamberit a.s Hamzain r.a i dërgon një njeri për ta thirrur në Islam.
Vahshiu r.a i thotë Pejgamberit a.s: Ti thua që një njeri i cili ka vrarë, ka bërë zina ose i ka bërë shok All-llahut dënohet nga All-llahu xh.sh. Në ditën e gjykimit dënimi i shumë fishohet dhe qëndron përgjithmonë në xhehennem. Unë këto i kam bërë të gjitha, a gjen dot për mua një rrugë shpëtimi?
Pas kësaj zbret ajeti Kuranor: “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.” (Furkan/70)
Por Vahshiu r.a lajmëron Pejgamberin a.s duke i thënë se “Pendim, Besim dhe Punë të mira” këto janë kushte të rënda, ndoshta unë këto nuk mund ti realizoj.
Pas kësaj All-llahu xh.sh zbret ajetin Kuranor: “S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh. (Nisa/48)
Pas kësaj Vahshiu r.a: O Muhammed këtu thotë: “Nëse do All-llahu xh.sh” ku ta di unë do dojë All-llahu xh.sh të më fali mua apo jo?
Këtë herë All-llahu xh.sh zbret ajetin Kuranor: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer/53)
Pas kësaj Vahshiu r.a thotë: Tani po u bë, dhe pas kësaj u bë mysliman.
Kur dëgjojnë këtë shokët e Pejgamberit a.s, i drejtohen Pejgamberit a.s edhe ne i kemi bërë këto gjynahe që ka bërë Vahshiu r.a, ky përgëzim a është vetëm për të apo edhe për ne? Pejgamberi a.s thote ky përgëzim nuk ka zbritur vetëm për Vahshiun r.a por për të gjithë myslimanët. (Taberani)