Në Egjipt ishte një muezin, ishte njeri i mirë. Një ditë hip në minare për ta thirrur ezanin. Nga aty sheh një krishtere, e cila i pëlqeu dhe u mashtrua në të. Shkon te ajo, mirëpo ajo e refuzon. Muezini i thotë: “Apo martohesh me mua?” Ajo i thotë: “Ti je musliman, e unë krishtere, e për këtë arsye prindërit nuk më lejojnë të bëj një gjë të tillë.” Ai i thotë: “Po nëse unë bëhem i krishterë?” Ajo i thotë: “Atëherë prindi do të jetë i kënaqur dhe do të pranojë.”
Zoti na ruajt! Ai u bë i krishterë, atëherë ajo pranoi dhe të nesërmen duhej të bëhej kurorëzimi. Gjatë asaj ditë, ai hipi në
një kulm, aty i rrëshqet këmba, rrezohet dhe mbytet. Kështu as ajo, as ai nuk realizuan dëshirën e tyre për fenë e tyre. Zoti na ruajt nga përfundimi i keq!
* * *
Tregohet se kanë qenë dy vëllezër, njëri i devotshëm e tjetri i zhytur në mëkate. Pasi që një kohë të gjatë kishte bërë ibadet, një ditë i devotshmi ia lejon vetes të pasojë epshet, e pastaj të përcaktohej përsëri në ibadet, sepse e dinte se Allahu është Falës e i Mëshirshëm. I devotshmi mendoi në vete: “Do të zbres poshtë te shtëpia e vëllait tim dhe t’i bashkëngjitem në dëfrim e aheng dhe në pasim të epshit përkohësisht. E pastaj të pendohem dhe ta adhuroj Allahun në pjesën tjetër të jetës sime.” Kështu që shkon te shtëpia e vëllait të tij me këtë qëllim. Ndërsa e kundërta, vëllai i tij mëkatar, i cili tërë jetën e kishte kaluar me mëkate, mendon se vëllait i tij do të shkojë në xhenet, e vetë në xhehenem dhe thotë: “Për Zotin, do të pendohem dhe do të shkoj në shtëpinë e vëllait, që së bashku me të, të bëj ibadet, në pjesën tjetër të jetës sime, e ndoshta Allahu do të më falë.”
Dhe me këtë qëllim shkon te vëllai, ndërsa vëllai i tij kishte shkuar me nijet mëkatimi. Dhe kur hyn në shtëpi, i rrëshqet këmba dhe bie mbi vëllanë, kështu që aksidentalisht mbyten që të dy. Në ditën e Kijamett i devotshmi ringjallet me nijet të mëkatimit, e mëkatari me nijet të pendimit.
* * *
Tregohet se një musliman është zënë rob. Në robëri ai u shërbente dy priftërinjve. Ai ishte hafidh i Kur’anit, e kur e lexonte Kur’anin, me zërin e tij të bukur, ua zbuste zemrat priftërinjve dhe ata qanin. Kështu një ditë prej ditëve, priftërinjtë e pranuan islamin, ndërsa ai u bë i krishterë. Ata i thanë: “Kthehu ne fenë tënde të mëparshme, se është më mirë për ty!”
Ai nuk u kthye dhe vdiq si i krishterë. Lusim Allahun për përfundimin e mirë të jetës!
* * *
Sufjan ETH-THERVRIU rrëfen: “E kam parë një njeri, i cili ishte i varur për mbështjellësen e Qabesë, duke thënë: “O Zoti im, me shpëto, me shpëto!” Shkova dhe e pyeta: “Çka është puna me ty që po thua kështu?” Ai me tha: “Kemi qenë katër vëllezër musliman, tre prej tyre kane vdekur dhe kanë qenë të sprovuar me sprovë të madhe, e kam mbetur vetëm unë. E unë nuk e di si do ta kem përfundimin (çastin e vdekjes)!”
* * *
Një mëkatar ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Dhe çdo here kur i thuhej: “Thuaj: “La i lahe il-lallah”, ai recitonte vargjet: “U lodha duke pritur ditën, kur ajo do të vijë për të më pyetur: “Ku është rruga për te Hamami Munxhab?”
Shkak i kësaj ka qenë se një grua e ndershme dhe e bukur ka dashur të shkonte te hamami i njohur, hamami i Munxhabit. Mirëpo, ajo nuk e ka ditur rrugën dhe duke shkuar andej e këndej lodhet. E sheh një njeri pranë derës së shtëpisë së tij dhe e pyet për hamamin. E ai i thotë: “Ky është hamami”, duke sinjalizuar me gisht kah dera e shtëpisë së tij. Dera e shtëpisë së tij i ngjasonte derës së Hamamit.
Kur hyn brenda, ai ia mbyll derën. Kur ajo e kupton se është brenda shtëpisë se tij, e jo në hamam, dhe se ai e ka tradhtuar, paraqitet e lumtur dhe e gëzuar për takimin me të, duke u shtirë se e do një gjë të tillë. Duke e lajkatuar për të shpëtuar prej kurthit të tij dhe prej frikës se mos po e torturon, i thotë: “Është mirë, para se të bëjmë dashuri, të kemi ambient të
bukur, prandaj shko e bli parfum dhe ushqim, e kthehu sa më shpejtë”. Ai i thotë: “Do të shkojë dhe do të sjell çka të dëshirosh, dhe del. Atë e lë në shtëpi dhe nuk e mbyll derën, sepse ai kishte besim te plotë tek ajo për dëshirën e saj për të çuar dashuri me të. Shkoi dhe bleu çka ishte e nevojshme dhe kthehet në shtëpi, mirëpo e sheh se ajo veç më kishte shkuar. Ky njeri aq ishte pasionuar në të saqë vazhdimisht e kujtonte dhe shkonte si i çmendur nëpër rrugë duke recituar vargjet: “U lodha duke pritur ditën, kur ajo ndoshta vjen prapë, e më pyet: “Ku është rruga për te Hamami Munxhab.”
Kur ai i thoshte këto vargje, ajo gruaja në heshtje i thoshte vargjet e saj: “A mos hezitove dhe atë e përvetësove, që në shtëpi nuk e ruajte, e as derën nuk ia mbylle”.
Pasionet shtoheshin dhe kjo shtëpi veç e kishte marrë emrin “Ku është rruga e Hamamit Munxhab”.
E kjo ka qenë fjala e fundit e jetës së tij. Dhe çdo herë kur i thuhej: “Thuaj: ‘La ilahe il-lallah”, ai recitonte këto vargje!
Shikoni se si ky mëkat e ka penguar dhe e ka bllokuar të mos e deklarojë shahadetin para vdekjes, edhe pse nuk ka qenë asgjë tjetër, pos atë që e ka shti në shtëpinë e tij.