Një grup ateistësh ( mohues të Zotit ) i kishin thënë një Dijetari:
Cilin vit është zbuluar Zoti yt ?
...
Dijetari: Allahu ekziston para historisë dhe
para kohës, ai nuk ka fillim.
Ateistët : Po kemi dëshirë të na e
sqarosh me shembuj, si është kjo e mundur?
Dijetari: Çka ka parakatërshit ?
Thanë: treshi. Po para treshit ? Thanë: dyshi. Po para
dyshit? Thanë: njëshi. Po para njëshit? Asgjë s’ka para njëshit.
Dijetari tha: Atëherë nëse para njëshit matematikor, nuk ka asgjë,
atëherë si do të ishte e mundur para njëshit të vërtetë që është Allahu
të ketë diçka. Ai është i përhershëm, pa fillim dhe pa mbarim.
Ateistët: Në cilën anë gjendet Zoti yt?
Dijetari: Nëse e sillni një llambë
dhe e ndizni në errësirë, në cilën anë do të gjendet drita e saj?
Ateistët: Në të gjitha anët.
Dijetari: Nëse kështu është drita e llambës
elektrike, atëherë si do të ishte drita e qiejve dhe e tokës !?
Ateistët: Na e defino qenien e Zotit tënd, a është i fortë si hekuri, apo i
lëngshëm si uji, apo ndonjë materie tjetër?
Dijetari: A keni ndenjur ndonjëherë pran ndonjë të sëmuri,
i cili ka vdekur para syve tuaj?
Ateistët: Po, u përgjigjën.
Dijetari: A foli më i sëmuri
pasi që vdiq ?
Ateistët: Jo, thanë.
Dijetari: Para se të vdiste
a fliste?
Ateistët: Po, i thanë.
Dijetari: Çka e bëri që të
ndryshojë ?
Ateistët: Dalja e shpirtit.
Dijetari: A i doli
shpirti?
Ateistët: Po, i doli.
Dijetari: Pra më tregoni si
ishte shpirti i tij, a ishte ngurtë si hekuri, apo i lëngët si uji ?
Ateistët: Nuk dimë gjë për të !!!
Dijetari: Atëherë nëse për shpirtin që
është krijesë e Allahut nuk arritët ta njihni qenien e tij, si dëshironi
të njihni qenien e të madhit Allah që është Krijues?
Tejet tregim interesant me vjen cudi se nuk qnka postuar me pare !!!