islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
369 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 369 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty96%GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty0%GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty0%GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty0%GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty1%GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty2%GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 26 Oct 2010 - 18:14

1
MIRËSEERDHE


Mirëserdhe…namazlije,agjëruese , e devotshme dhe e përulur
Mirëserdhe…e mbuluar, modeste, e ndershme dhe fisnike.
Mirëserdhe…besnike,e sinqertë dhe bujare.
Mirëserdhe…durimtare,besimtare dhe e penduar.
Mirëserdhe …adhuruese,mirënjohëse,thirëse dhe e ndërggjegjshme.
Mirëseerdhe…pasuese,e Asijes, Merjemit, dhe Hatixhes.
Mirëserdhe…edukatore e heronjëve dhe formuese e burrave.
Mirëserdhe…mbrojtëse e vlerave dhe shëmbëlltyrë.
Mirëserdhe… këshilluese e familjes dhe kund0δrshtuese e harramit.


Edituar për herë të fundit nga Admine-Merjem në Tue 26 Oct 2010 - 19:06, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 26 Oct 2010 - 18:18

2
PO
Po… buzëqeshjes tënde të ëmbël që u sjell dashuri të tjerëve.
Po… fjalës tënde të bukur që ndërton shoqëri të dobishme dhe largon ziliqarët.
Po… lëmoshës që gëzon zemrat e të skamurit dhe plotëson nevojat e të uriturit.
Po… leximit të Kur`anit me respekt, duke e studijuar, zbatuar këshillat e tij dhe duke u penduar.
Po… lutjes dhe dhikrit të shumtë, sinqeritetit dhe pendimit të herëpashershëm, edukimit të fëmijëve tuaj, arsimimit dhe orientimit drejt tsë dobishmes.
Po… ruajtjes dhe mbulimit të vetëvetes që e ka urdhëruar Zoti.
Kjo është rruga e sigurtë e imunitetit femëror.
Po… shoqërimit me ato q0δ kanë frikë Allahun , e duan fenë dhe respektojnë vlerat.
Po… respektimit të prindërve, afrimit të farefisit, nderimit të komshiut dhe kujdesjes ndaj bonjakut.
Po… leximit dhe studimit të dobishëm të librit tërheqës dhe me vlerë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 26 Oct 2010 - 19:10

3
JO
Jo… gjërave që shkatërojnë jetën, si hakmarja e bisedat e kota.
Jo… dhënies përparësi paras ndaj shëndetit, lumturisë dhe rehatis tënde.
Jo… imitimit të të tjerëve në gabim, përgojimit dhe harresës së të metave të vetëvetes.
Jo… zhitjes në kënaqësitë e epshit dhe plotësimit të të gjitha dëshirave të tijë.
Jo…humbjes së kohës me të papunët dhe harxhimit të orëve në argëtime të tepërta.
Jo… papastërtive në trup e shtëpi dhe po parfumosjes e sistemimit të gjërave.
Jo… pijeve alkoolike, duhanit, drogave dhe gjërave të d0δmshme.
Jo… përkujtimit të fatkeqësive dhe gabimeve të kaluara.
Jo… harresës së ahiretit, përgatitjes për të dhe shpërfilljes së ditës së kijametit.
Jo…harxhimit të pasurisë në harram, abuzimit të gjërave të lejuara dhe moszbatimit të urdhërave fetare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 26 Oct 2010 - 19:11

4
TRËNDAFILAT
Trëndafili I pare: Përkujto se Zoti yt ia falë atij që kërkon falje e falë atë që pendohet dhe e pranon atë që e braktis mëkatin.
Trëndafili I dytë: Mëshiroi të dobëtit dhe do të jesh e lumtur, jepu nevojtarëve e do të shërohesh dhe mos I urrej të tjerët e do të shëndoshesh.
Trëndafili I tret: Shpreso, se Zoti është me ty, melekët kërkojnë falje për ty dhe beso se vendi yt është në xhenent.
Trëndafili I katërt: Fshi lotët e tua duke përmirësuar mendimin ndja Zotit tend dhe shpori mërzitë duke përkujtuar begatitë që ti ka dhuruar Krijeusi yt.
Trëndafili I pestë: Mos mendo se në këtë botë mund të arish gjthçka sepse nuk egziston njeri që e ka përmbushur këtë detyrë e që të mos jetë prekur nga ndonjë fatkeqësi.
Trëndafili I gjashtë: Bëhu si pema e hurmës me vendosmëri të lartë, larg dëmeve; e nëse dikush e gjuan me gurë ajo I lëshon frytin e saj.

Trëndafili I shtatë: A ke dëgjuar ndonjëherë që trishtimi të kthen të kaluarën apo mërzitja të përmirëson gabimin për se atëherë të trishtohesh e të mërzitesh!?
Trëndafili I tetë: Mo sprit sprovat dhe tollovirat, por prit sigurinë, paqen dhe shëndetin-me lejen e Zotit.
Trëndafili I nëntë: Fike zjarrin e hakmarjes në gjoksin tend, duke I falur të gjithë ata që të dëmtuan.
Trëndafili I dhjetë: Larja, abdesi, parfumosja, larja e dhëmbëve, sistemimi I gjërave janë ilaçe të suksesshme nga dëmet dhe ankthet e jetës.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 26 Oct 2010 - 19:14

LULET
Lulja e pare: Bëhu si hurma që shtrihet mbi lulet kundërmuese dhe degët e gjelbërta.
Lulja e dytë: Ti nuk ke kohë të zbulosh të metat e njerëzve dhe të grumbullosh gabimet e tyre.
Lulja e tret: Nëse Allahu është me ty, nga kush frikohesh? E nëse është Allahu kundër teje te kush kërkon ndihmë?
Lulja e katërt: Zjarri I ziles e djeg trupin ndërsa xhelozia e tepërt është zjarr I përhershëm.
Lulja e pestë: Nëse pregatitesh sotë, dije se e nesërmja nuk është pron e jotja.
Lulja e gjashtë: Largohu në qetësi nga vendet e dëfrimit dhe kotësirave.
Lulja e shtatë: Bëhu me moralin që e ke më të bukur se kopshti.
Lulja e tetë: Ofroju mirësi të tjerëve se do të jesh njeri më I lumtur.
Lulja e nëntë: Lëria njerëzit Krijuesit, shtyje punën e ziliqarit pas vdekjes dhe evndose armikun në haresë.
Lulja e dhjetë: Kënaqja me harram më vonë kthehet në pendim, humbje dhe ndëshkim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 26 Oct 2010 - 19:16

6
MEDALJET
Kandil: Nuk ka fuqi e as pushtet për Allahun

MEDALJA E PARË: GRUAJA QË SFIDOI SUPERFUQINË

Ajo që kaloi dhe shpresa për të është humbur I yti është
Vetëm moment që po e jeton.

Shiko se si e ka lavdëruar Allahu një grua besimtare dhe të devotshme në vargjet Kur`anore:
“E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit, kur ajo tha: “Zoti im, më bëj një vend pranë mëshirës Tënde në Xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij, dhe më shpëto prej popullit mizor”. (Kur`an,66:11)
Studijoni punën e kësaj gruaje besimtare dhe të ndershme (Asia r.a) se si Allahu xh.sh e bëri shembull të gjallë për besimtarët e besimtaret, se si e bëri symbol të qartë për secilin që në jetë dëshiron të udhëzohet në rrugën e Allahut.
Sa e mençur dhe e urtë ishte kjo grua! Ajo kërkoi strehim te Zoti i gjithësisë dhe doli nga adhurimi që I bëhej kriminelit dhe tiranit të pafe, Faraonit, e njëkohësisht refuzoi të jetonte në pallatin e tij luksoz dhe kërkoi shtëpi strehim më të bukur dhe të përhershme në kopshtet ku rrjedhin lumenj të shumtë dhe në afërsi të Krijuesit të gjithësisë.

Vërtetë, ajo ishte grua madhështore sepse vendosmëria dhe sinqeriteti I saj e shtynë që burrit të saj tiran t`I thonte fjalën e drejtë dhe të besimit. Në këtë mënyrë, edhe pse u torturua shumë, ajo fitoi shtëpinë e përhershme te Zoti I gjithësisë, I Cili këtë grua e bëri shëmbëlltyrë për të gjitha besimtarët deri në ditën e Kijametit.

Rreze dielli: Shpreso edhe sikur të gjendesh përballë vërshimit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Oct 2010 - 9:28

Reze dielli: Shpreso edhe sikur të gjendesh përballë vërshimit

7

MEDALJA E DYTË: TI POSEDON SHUMË BEGATI

Dhuntitë e Allahut edhe pse janë afatgjata
Bëhen të shkurtra, sa hapja e mbyllja e syrit.

Motër e dashur, dije se pas vështirësisë pason lehtësimi, pas lotit buzëqeshja, pas natës ndriçon dita. Prit se do të shkrihen retë e pikëllimit, do të shpaloset nata e derteve, do të largohen ankthet dhe do të përfundojë fatkeqësia me lejen e Zotit.

Dije, motra ime, se ti do të shpërblehesh. Nëse je nënë, fëmijët e tu do të bëhen bedena në mbrojtje të islamit, ithtarë të tij. Ndaj , bëhu e sigurt se nëse I edukon drejt, ata do ta lusin Allahun e Madhëruar për ty në çdo namaz dhe në çdo moment natë e ditë- e kjo është një begati e madhe.

Ti duhet të jesh e mëshirshme , edukatore dhe nënë e mrekullueshme. Të mjafton të mburresh që je nënë nvetëm kur kujton se nëna e Muhammedit a.s lindi një fëmijë për tërë njerëzimin, Imamin e nderuar dhe Pejgamberin e respektuar a.s

Ti ke mundësi të jesh thirëse e mire për rrugë të Zotit xh.sh në mesin e shoqeve tuaja me fjalë të bukura, këshilla të drejta, me urtësi me dialog të logjikshëm dhe duke marrë për model biografinë dhe sistemin e Pejgamberit të fundit a.s

Atë që mund të bëjë një grua me punët e saj të dobishme s`e bëjnë dot ligjerata e leksione të shumta. Sa gra që kanë banuar në ndonjë lagje janë bërë shkak për udhëzimin në rrugë të mbarë të shumë të tjerave, të cilat më vonë e kan pasur model jete.

Rreze dielli: Nesër do që të çele lulja, kapërceje pikëllimin dhe do të vazhdojë lumturia.
[/color]



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Oct 2010 - 9:29

8

Kandil: Allahu do të sjellë pas vështirësisë lehtësim

MEDALJA E TRETË:TË MJAFTON NDERI QË JE MUSLIMANE

Mos humbas shpresat për shpëtim sepse
ekziston Allahu dhe përcaktimi I Tij.

Dije se dëmi që ndodh në rrugën e Allahut xh.sh është pastrues I mëkateve që ke bërë. Përgëzohu me këtë thënie të Profetit a.s: “Nëse gruaja adhuron vetëm Krijuesin e saj, I fal pesë kohët e namazeve dhe e ruan nderin e saj, ajo do të hyjë në Xhennetin e Zotit të saj”, Siç e shihni, këto janë çështje të lehta nëse t`I mundëson Allahu, prandaj praktikoji këto vepra të çmuara që të gjesh mëshirën e Zotit e të gëzosh në dynja dhe ahiret.

Puno sipas urdhërave të Librit të Allahut dhe këshillave të Dërguarit a.s. Ti je muslimane , e kjo është një dhunti e madhe , sepse të tjerat kanë lindur në vende jomuslimane, qoftë të krishtera, çifute, komuniste apo në vende të tjera që s`e njohin Fenë e vërtetë të Allahut të Madhërishëm.

Ty, Allahu, të ka begatuar me fenë islame, të ka bërë pauses të rrugës së Muhammedit a.s dhe trashëguese të grave më të ndershme si Aishja r.a., Hatixhja r.a dhe Fatimja r.a .. Pra, qofsha e lumtur që fal pesë kohët, agjëron ramazanin, kryen haxhin dhe mban mbulesën islame. Të shkoftë mbarë që besove Allahun si Zot, pranove Islamin për fe dhe besove Muhammedin a.s sit ë dërguar.

Rreze dielli: Floriri yt është Feja jote, stolia jote është morali yt dhe pasuria jote është karakteri yt.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Oct 2010 - 9:33

9
Kandil: Më mjafton Allahu, që është Sigurues dhe Garantues I Vetëm

MEDALJA E KATËR: NUK BARAZOHET BESIMTARJA ME JO BESIMTAREN

Gëzohu sat ë duash por kjo nuk zgjat shumë
Trishtimi nuk ta kthen të humburin.

Ti duhet të jesh e lumtur vetëm nëse analizon këtë dukuri; gruan besimtare në vendet islame dhe gruan jobesimtare në vendet jomuslimane. Gruaja në vendet tona është besimtare, e sinqertë,agjëruese, e mbuluar, e ngritur moralisht, respektuese e burrit të saj, adhuruese e Krijuesit të gjithësisë, e mëshirshme ndaj fëmijëve të vet dhe respektuese e njerëzve, pra, e gëzofsh shpërblimin e madh dhe qetësinë shpirtërore. Nga ana tjetër, gruaja jobesimtare është një mall që shitet në çdo situate dhe nuk ka vlerë e vet, me moral të dobët dhe në shumë raste e pafe.

Krahasoji këto dy dukuri të ndryshme dhe do të shohësh se ti je më e epërmja, më e ngritura dhe falëndero Allahun.

“E mos u dobësoni dhe mos u dëshpëroni derisa ju jeni më të lartit, po që se jeni besimtarë të sinqertë”. (Kur`an, 3:139)

Rreze dielli: Të gjithë njerëzit do të jetojnë: qoftë pronari I pallatit apo pronari I kasolles…por kush është I lumtur?


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyWed 27 Oct 2010 - 9:35

10
Kandil: Allahu…Allahu është Zoti im, Ai nuk ka partner

MEDALJA E PESTË: PËRTACIA ËSHTË SHOK I DËSHTIMIT


Vendi më I çmuar në këtë botë është karigia e medituesit
dhe shoku më I mire në të gjitha kohët është libri.

Të këshilloj që t`I kryesh punët sistematikisht dhe të menjanosh papunsinë, përtacinë e zbrazëtinë. Nëse s`ke çfarë të bësh ngrihu dhe rregullo shtëpinë ose librarinë, kryej detyrat, falu, lexo pjesë nga Kur`ani ose nga ndonjë libër tjetër I dobishëm, diçka të bukur nga radioja,ulu me shoqet dhe grate përreth teje dhe këshillohuni në të drejtë dhe largoni nga e keqja. Kështu do të gjesh lumturinë e humbur, por kujdes nga nënshtrimi ndaj kotësisë dhe zbrazëtisë sepse ato të trashëgojnë mërzitje, trishtime, dyshime, luhatshmëri dhe dëme të tjera që nuk I dëbon veçse puna.

Po ashtu të këshilloj të kujdesesh edhe për elegance e trupit, për pastrimin dhe pastrimin dhe aromatizmin e shtëpisë. Zbukuroju kur të takosh bashkëshortin, sillu mire me fëmijët tuaj,vëllezërit dhe shoqet tuaja, duke iu buzëqeshur dhe duke I takuar me zemërgjerësi.

Ki kujdes dhe ruaju nga mëkatet sepse ato janë shkak pikëllimi, sidomos mëkatet që kryhen shpesh nga grate; si shikimi I ndaluar, zhveshja , shoqërimi I ndaluar, mallkimi dhe përgojimi I të tjerëve,shpërfillja e të mirave që I bën burri, e shumë mëkate të tjera që I kryejnë grate, përveç të devotshmeve që e ruajnë veten. Kujdes, pra, sepse mëkatet e hidhërojnë Zotin e Madhëruar, kurse respektimi I urdhërave të Tij sjell kënaqësinë dhe qetësi shpirtërore.

Rreze dielli:Kurt ë kaplojnë brengat dhe shqetësimet tuaja: La ilahe il-la Allah (ska Zot tjetër pos Allahut)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 28 Oct 2010 - 8:22

11

Kandil, duro sepse durimi sjell mirësi

MEDALJA E GJASHTË: TI, ME ATË QË E POSEDON,
UA KALON MILIONA GRAVE TË TJERA.


Do të mjaftojë buka e reshkur,
edhe sikur të gjithë të t`I mbyllin dyer.

Përkujto se shumë njerëz në botë janë të privuar nga begatitë që ke ti. A nuk janë spitalet plot me njerëz të sëmurë që rrinë dhe jetojnë me vite të tëra, a nuk janë burgjet e mbushura me mijëra njerëz të privuar nga liria, a nuk I sheh se shumë njerëz kanë humbur kujtesën, janë çmnedur dhe varen nga kujdesi I të tjerëve.

Përkujto se në botë ka shumë të varfër dhe të ngratë që banojnënëpër tenda të grisura e s`gjejnë asnjë cope buke për t`ushqyer. A e di se ka nëna që u kan vdekur gjith fëmijët aksidentalisht në të njejtën kohë? A e di se shumë gra kan humbur shikimin ose dëgjimin, e shumë të tjera janë pa dorë ose pa këmbë, ose janë sëmurë rëndëpsigjikisht apo sëmundje kancerogjene? Kurse ti je e shëndoshë, e qetë, në paqe, në liri dhe siguri. Prandaj , falëndëro Zotin tend për begatitë që t`I ka dhuruar dhe mos e harxho kohën në mëkate, si ato që rrinë me orë të tëra para televizorit, duke shikuar material dhe programe të ulëta e të dëmshme që mbjellin huti e trishtim dhe që bllokojnë njerëzit nga detyrat e tyre.

Largohu nga pasiviteti dhe fillo të jesh i dobishëm. Shiko dhe dëgjo një ligjeratë, një seminar, program medicinal të dobishëm, lajme që kanë të bëjnë me muslimanët, etj. Në këtë mënyrë do të largohesh edhe nga programet e fëlliqura dhe të dëmshme që shkatërrojnë vlerat e pastra fetare dhe morale.

Rreze dielli: Lëre keqbërësin derisa të dal përpara gjykatës së Ahiretit, ku nuk ka gjykatës tjetër pos Allahut.




Edituar për herë të fundit nga Admine-Merjem në Thu 28 Oct 2010 - 8:27, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 28 Oct 2010 - 8:24

12
MEDALJA E SHTATË: NDËRTOJA VETES NJË PALLAT NË XHENNET.

Fillova të ndjek lakmitë e epshit dhe shpjet më robëruan Sikur t`iu isha nënshtruar nuk do të isha e lire.

Sa breza kanë kaluar? A morën me vete pasuritë e tyre? A morën me vete pallatet e tyre? A kaluan bashkë me pozitat e tyre? A thua u varrosën me ta edhe ari e argjendi I tyre? A thua kaluan në botën tjetër me makinat dhe aeroplanët e tyre?... Kurrësesi! Ata janë zhveshur madje edhe nga teshat e trupit dhe janë mbështjellur me qefin dhe ashtu njanë future nδ varr. A ty ata do të pyeten: Kush është Zoti yt? Kush është profeti yt? Cila është feja jote? Pra, përgatituni për atë ditë dhe mos u mërzit për knaqësitë e kësaj bote,sepse ato janë kalimtare dhe të pavlera, ndërsa për botën tjetër mbetet vetëm puna e dobishme.Allahu xh.sh thotë në Kur`an:
“Kush bën vepër të mire, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t`i japim atij një jetë të mire (në këtë botë), e (në botën tjetër)do t`u japim shpërblimin më të mire për veprat e tyre” (Kur`an, 16:97).
Rreze dielli: Sëmundja është një mesazh që përcjell përgëzime, ndërsa shëndeti ështëgjendje që ka çmim të lartë.



Edituar për herë të fundit nga Admine-Merjem në Thu 28 Oct 2010 - 8:27, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 28 Oct 2010 - 8:25

13
Kandil:Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, qofsh I lavdëruar, dhe unë (O Zot) I bëra padrejtësi vetvetes.
MEDALJA E TETË: MOS E COPËTO ZEMRËN ME DUART TUA

Largohu nga punët që mbysin kohën, si shikimi I fotografive dhe revistave të flliqura, novelave dhe revistave që rrënojn vlerat morale, e të ngjajshme. P0δrkundrazi, lexo ç`është e mundur nga librat e dobishme, revistave fetare,tematikat që të bëjnë dobi në të dy botrat, sepse disa libra ngjallin skepticizëm e skajshmëri, duke përdhosur ndërgjegjen e pastër. Këto libra mund të jenë të future në botën islame vetëm për qëllime të errëta.

Kuptoje se vetëm te Zoti janë çelësat e botës secrete dhe se vetëm Ai të rehatisë nga trishtimi e dertet, pasi Ai është I Plotfuqishmi dhe I Gjalli që s`vdes kurrë. Drejtohu Allahut sa më shpesh me këtë lutje: “O Zoti im, kërkojmbrojtjen Tënde nga pikëllimi dhe shqetësimi, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dobësia e përtacia, po ashtu kërkoj mbrojtjen Tënde nga borxhet e tepërta dhe nënshtrimi I njerëzve. “Kështu që, nëse e përsërit këtë thënie profetike më shpesh dhe thellohesh në kuptimin e saj, Allahu do të largojë pikëllimin, mërzinë dhe shqetësimin me lejen e Tij.

Rreze dielli: Mbjell në çdo sekondë një Twisted Evil (madhërim të Allahut), në çdo minute një ide dhe në çdo orë një vepër.


VAZHDON.......


Edituar për herë të fundit nga Admine-Merjem në Thu 28 Oct 2010 - 8:28, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 31 Oct 2010 - 11:17

14
Kandil: E kush ndihmon të shtypurit kur ai thërret?!

MEDALJA E NËNTË: TI JE NË LIDHJE ME ZOTIN FISNIK DHE BUJAR

Përgëzohu dhe dije se Zoti për ty ka përgatitur shpërblim të madh.Ai thotë në Kuran: Zoti I tyre iu përgjigj lutjes se tyre e tha ; Unë s`ia humb mundin asnjerit Prej jush, mashkull qofte femer” ( Kuran,3,195. )
Allahu I madhuruar uka premtuar femrave ashtu femrave ashtu sic uka premtuar mshkujve , ika lavd ëuar femrat ashtu sic I ka lavedëruar .meshkujt. Ai thotë..
Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh. (Kur`an, 33:35)

Të gjitha këta fjalë të shenjta tregojnë se ti je e barabartë me mashkullin dhe se shpërblimi yt është I sigurt tek Allahu xh.sh ., prandaj vazhdo të punosh vepra të mira në shtëpi dhe në shoqëri që të arrish kënaqësinë e mëshirën e Allahut. Bëhu model I mire për të tjerat, fener ndriçues për fëmijët e popullit tend dhe shembull I lartë për ta.

Bëhu si shembulli dhe gjurma që kanë lënë gratë e ndershme para teje si: Asija r.a.-gruaja e Faraonit, Merjemja ., Hatixheja r.a., Aisheja r.a., Esmaja r.a., Fatimeja r.a., etj. Këto femra ishin shëmbëlltyrë për të gjitha të tjerat, me besimin , mirësinë, devotshmërinë dhe gjurmët që lane pas vete. Prandaj, të këshilloj që në vendin ku jeton dhe vepron të jesh si shembulli I atyre dhe nëse do mund të lexosh jetëshkrimin e gjerë të tyre dhe të gjesh qetësinë dhe vendosmërinë e humbur.

Rreze dielli: Fshija lotët jetimit që të fitosh kënaqësinë e mëshiruesit dhe vendbanimet e Xhennetit.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 31 Oct 2010 - 20:27

14

Kandil: A nuk është mëngjesi afër?

MEDALJA E DHJETË: TI GJITHSESI JE FITUESJA

Motër e nderuar, duro dhe mos u trishto sepse perms vështirësive lahen mëkatet. Po nëse ke humbur njërin fëmijë, dije se ai do të ndërmjetësojë në Ditën e Gjykimit përpara Sunduesit të asaj dite Allahu xh.sh

Nëse në jetë të godet ndonjë sëmundje trupore, dije se shpërblimin do ta kesh të garantuartek Allahu. Skamja, uria, sëmundja – gjitha këto kanë shpërblimin tek I Madhërishmi dhe Ai e ruan shpërblimin ashtu siç ruhet emaneti,derisa t`ia dorëzosh pronarit.

Rreze dielli: Namazi të garanton zemërgjerësinë dhe largimin e mërzisë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 1 Nov 2010 - 19:19


Kurorat

Kandil: Merre atë që ta dhashë dhe bëhu mirënjohëse.


KURORA E PARË: NUMËROI DHUNTITË QË TI KA DHËNË ALLAHU

[b]Nëse zgjohesh në mëngjes, dije se mijëra të tjera nuk janë zgjuar më, ose errësira për ta vazhduar, ndërsa ti je e begatuar me shëndet të plotë. Dije se mijëra gra të tjera janë të uritura e ti je e ngopur, shumë të tjera janë të burgosura e ti je e lire, me mijëra janë të tjerat që I kanë goditur sëmundjet të rënda e ti je e shëndoshë dhe e lumtur. Sa lot derdhen nδ fytyrat e grave të tjera, sa ngushtime shpirtërore përjetojnë nënat tjera , sa klithma fëmijësh dëgjohen përreth teje, e ti je rehat, e qetë dhe e buzëqeshur. Falenderoje, pra Allahun për mirësitë dhe mbrojtjen e Tij.
Ulu dhe sinqerisht thellohu duke përdorur numrat dhe statistikat: Sa gjëra, pasuri, begati, gëzime, bukuri, para, familje, hije, mbrojtje, shtëpi, vatan, dhunti, dritë ajr, ujë, ushqim, ilaçe, etj., zotëron. Numëro pandalë dhe gëzohu, qetësohu dhe shijoj këto e lumtur.

[b]Rreze dielli: Blei me pak para lutjet e të varfërve dhe të nratëve.
[/b][/b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 1 Nov 2010 - 20:06

16

Kandil: Pajtohu me atë që ta ka caktuar Zoti do të jesh më elumtura.

KURORA E DYTË: E PAKTA TË GËZON, NDËRSA E SHUMTA NUK TË SHËRON

Jeta jote përbëhet nga gëzime, harreja, qetësia, dhe kënaqësia.Në të ska vend për ankth, lakmi dhe zili, sepse këto janë kundër shëndetit dhe bukuris tënde.


Kënaqu dhe pajtohu me atë që të është caktuar, beso në kaderin, investo shpresa për të ardhmen, bëhu si flutura me hije të lehtë, me pamje të gëzuar, nuk rëndohet mbi gjërat, fluturon lule mbi lule, kodër mbi kodër, nga një kopsht te një tjetër. Po të duash , bëhu si bleta që ha mire dhe jep gjëra të mira,kur ulet mbi kahstë nuk e thyen atë, kur e prek nektarin nuk e dëmton lulen, e jep mjaltin dhe nuk të kafshon, fluturon dhe ulet me dashuri,zërri I saj është përgëzues sit ë ishte melek I zmbritur nga qyelli apo I ardhur nga bota e përjetësisë.

Rreze dielli:Allahu I do pendestarët, sepse ata u kthyen dhe kërkuan ndihmë n e Tijë
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 1 Nov 2010 - 20:48


17


[b]Kandil:Falenderoj Allahun që alrgoi nga unë pikellimin
[center]
KURORA E TRETË: SHIKO RETË DHE MOS SHIKO TOKËN

[size=18][b]Bëhu e vendosru dhe me karakter të lartë.Shko drejt ngritjes dhe vazhdo pa ndalë. Kujdes nga rëzimi dhe gremisja! Kuptoje se jeta është disa minuta e sekonda, ndaj imitoje bletën në seriozitet, vazhdimësinë dhe durimin që ka. Bëj përpjekje më të shpeshta dhe nëse ndodh që gabon, pendohu sërisht. Mëso suret e Kur`anit dhe , nëse harron, përsëri kthehu dhe mësoi dy, triodhjet here e mëshumë.
Kryesorja është që mos thyhesh e ti dorëzohesh përtacisë. Historia nuk njeh fjalën e fundit dhe logjika njerëzore nuk pranon përfundimin e keq,por, çdoherë egziston përmirësimi dhe ripërtëritja.
Jeta e njeriut është si trupi, të cilit mund ti bësh operacion zbukurimi. Jeta është si ndërtesa, e cila mund të riparohet dhe të duket e re dhe me lyerjet dhe rregullimet që I bëhen. Prandaj, ki kujdes dhe mos u fut në shkollën e dështimit dhe neglizhencës.Largoi nga mendja pritjet e sëmundjeve,fatkeqësive dhe katastrofave.
Allahu në Kur`an thotë: “Dhe vetëm Allahut mbështetuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë” (Kur`an, 5:23).
Reze dielli: Braktisja emëkatit është luftë e shenjtë, ndërsa përsëritja e tij është kryeneçsi.
[/b]
[/b][/size][/center]


Edituar për herë të fundit nga Admine-Merjem në Tue 2 Nov 2010 - 11:53, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyTue 2 Nov 2010 - 11:51

Kandil: Përgëzoji ata që besuan

KURORA E KATËRT: NJË KASOLLE DUKE QENË BESIMTAR ËSHTË MË E MIRË SE NJË PALLAT DUKE QENË TIRAN DHE I PADREJTË


Unë që kam mallkuar ziliqarët e mi
Nuk mohoj që jam shkak e dënimit të tyre


Një grua muslimane që banon në kasolle, e adhuron Zotin, I fal pesë kohët dhe agjëron Ramazanin, është më e lumtur se një grua që banon në palate, me shërbime të larta nga robërit dhe shërbëtorët e atyshëm, e që nuk është besimtare.

Një besimtare që ushqehet me bukë elbi, pi ujë nga qypi dhe që mban me vete mus`hafin dhe tespitë jetonë jetë më të lumtur se ajo grua që jeton në kullë të fildishtë me dhoma të veshura me kadife, por që s`e njeh Zotin, nuk e përmend Krijuesin, e as që e njeh të Dërguarin alejhi selam.

Kështu pra kuptoje lumturinë, sepse ajo nuk kufizohet aty ku e mendojnë disa. Lumturia nuk është te dollari, euroja, dirhemi, mobiljet, veshjet, ushqimet dhe pijet, apo veturat luksoze. Jo, assesi nuk është aty. Kënaqësia e vërtetë është qetësimi I zemrës, rehatia e ndërgjegjes , vendosmëria dhe gëzimi shpirtëror , zemërgjerësia, orientimi I djetë në edukim dhe sjellje me bindje dhe nënshtrim.


Rreze dielli: Si mund të jetë I qetë ai që ka dëmtuar muslimanin apo I ka bërë padrejtësi një tjetri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 4 Nov 2010 - 10:03

19
Kandil:Mbështetu tek I Gjalli që s`vdes kurrë

KURORA E PESTË: SHPËRNDAJE KOHËN SIPAS OBLIGIMEVE

Ndoshta pas pikëllimit që kalove mbrëmë
Fshihet lehtësimi I kërkuar


Provoje fatin të lexosh një libër të dobishëm, të dëgjosh një ligjeratë të bukur në kasetë dhe të dëgjosh leximin e fjalëve të Zotit, ku do të të rrënqethet qenia dhe do të të dridhet thellësia e zemrës. Beso se për një situatë të shkurtër të vjen drita e udhëzimit e të menjanohen dyshimet dhe luhatshmëritë.


Thellohu në leximin e Sunnetit të Profetit a.s në Rijadu es-Salihin dhe do të gjesh ilaçin e humbur, diturin e dobishme që të mbron nga tronditjet, të ruan nga problemet dhe të shëron nga sëmundjet, sepse shërimi yt gjendet në shpalljet hyjnore, rehatia jote gjendet te imani I lartë, prehja shpirtërore gjendet në namaz, stabilizimi I zemrës gjendet në pajtin me të përcaktuarën, pushimi I mendjes gjendet në buzëqeshjen tënde, mbrojtja e nderit në mbulesën islame dhe qetësia e ndërgjegjes në të përmendurit e Zotit të botrave.


Rreze dielli: Ruaju lutjes së të shtypurit dhe lotëve të të dëbuarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 7 Nov 2010 - 10:12

20
Kandil: Mos u brengosni për ç`ka kaluar dhe mos u gëzoni tepër për ç`ju ka dhënë Zoti

KURORA E GJASHTË: LUMTURIA JONË
ËSHTË NDRYSHE NGA LUMTURIA JUAJ


Do të shërohet i sëmuri pas sëmundjes do të kthehet
I larguari pas mungesës së gjatë

Ka mashtruar ai që thotë se muzika e tepërt, serialet e prishura televizive, revistat imorale dhe filmat lakuriqsie e bëjnë njeriun e lumtur. Dihet se këto mjete janë çelësat e depresionit dhe rrugët e trishtimit dhe shqetësimit të përhershëm. Këtë e themi duke u bazuar në deklaratat e atyre që I kan provuar dhe pastaj jan pendua. Ik nga kjo jetë që është e mbushur me brenga dhe afroju devotshmërisë duke filluar leximin e Kur`anit me përulje , nxënien e dijes së dobishme , duke u këshilluar në të mire, duke dëgjuar ligjerata të përzemërta , duke dhënë lëmoshë të pastër dhe duke u penduar sinqerisht.

Përpiqu të jesh e pranishme nëpër tubimetë ndryshme fetare dhe kulturore , e ndoshta Allahu bën që të mbushet zemra me paqe, siguri dhe bindje.

Rreze dielli: Në zemrëne shëndoshë nuk ka vend politeizmi, mashtrimi, urejtja dhe zilia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 14 Nov 2010 - 16:52

Kandil: O Zot im, zgjeroma gjoksin

KURORA E SHTATË:HIP NË ANIJEN E SHPËTIMIT

O Zot i universit, unë Të jam nënshtruar Ty
O Zoti im, mëshiromë për dobësinë time me mëshirën Tënde

Kam lexuar dhetra tregime të artistëve dhe artisteve, të zbavitësve dhe dëfryesve, qofshin të gjallë apo të vdekur, e në fund thashë: Sa keq! Po ku janë muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të sinqertit, agjëruesit, adhuruesit dhe të devotshmit? Pyeta veten : Vallë, a ekziston kohë për tu humbur në dëfrime dhe argëtime shthurëse? A thua njeriu ka jetë tjetër për ta jetuar jashtë kësaj jete? A thua ekziston ditë përveç këtyre ditëve ? Mos vallë ke garancion nga Allahu se nuk do të vdesësh? Jo .. për Zotin, por, këto janë mashtrime dhe mendime të rrejshme dhe shpresa të kota. Prandaj , ,ptër e nderuar, mere në llogari vetveten, ripërtërij jetën që të ka ngelur, largoji gabimit dhe përpiqu të arrish karvanin apo të hypësh në anijen e shpëtimit.

Rreze dielli: Gruaja e mençur e shndërron shkretëtirën në kopsht të pasur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Bujamin
Pena e Artë
Pena e Artë
Bujamin


Numri i postimeve : 423
Data e regjistrimit : 26/08/2010
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni

GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 14 Nov 2010 - 17:01

MashAll-llah Rolling Eyes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySat 20 Nov 2010 - 16:23

Kandil:Pas vuajtjes pason shpëtimi.

KURORA E TETË:ÇELËSI I LUMTURISË ËSHTË SEXHDEJA
(PËRULJA GJATË NAMAZIT)

Nuk e shoh lumturinë tek grumbullimi i pasurisë
por ajo fhsihet pas devotshmërisë.

Faqen e parë të lumturisë në ditarin e sotëm e zë namazi i sabahut.Filloje ditën me namazin e sabahut dhe do të jeshë në mbrojtjen, paqen, sigurinë dhe mëshirën e Allahut, tërë ditën.Ai do të të ruaj nga çdo e ligë dhe do të orientojë nga çdo e mirë, do të të drejtojë nga suskesi dhe largojë nga e shëmtuara.


Allahu mos ebekoftë ditën që nuk fillohet me namazin e sabahut, ngaqë kjo kohë e namazit është adresa dhe shenja e parë e ngadhënjimit, seriozitetit dhe suksesit të përgjithshëm.Pra , i lumtë dhe Allahu e bekoftë secilin që e fal sabahun, dritën e syrit dhe shkëlqimin e ditës,e turp dhe mjerë për atë që e lë këtë namaz.

Rreze dielli:Diskutimi i kotë largon seriozitetin dhe çiltërsinë e njeriut.
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 21 Nov 2010 - 20:12


Kandi:A nuk ta hapëm ty gjoksin?

KURORA E NËNTË:PLAKA QË LA GJURMË

Bëhu si plaka, të cilës njerëzit e Haxhxhaxhit ditën që ia mbyllën djalin në burg, i thanë: "Për Zotin do ta vrasim djlain tënd." E ajo e vendosur dhe trimërisht iu tha: "Sikur mos ta vritni ju do të vdes vetë"! Bëhu si plaka persiane që kishte mbështetje të plotë në Allahun, e cila kur u largua nga kasollja e pulave të saj u drejtua nga qyelli dhe tha: O Zot më ruaj kasollën e pulave të mia, se Ti je Rruajtës i vetëm."

Bëhu si qëndëresa e Esmasë Bijës së Ebu Bekrit, e cila kur e pa fëmijën e sajë, 'Abdullah Ibn Zubejrin, të vrarë tha: "A erdhi koha që ky kalorës të bëhet burrë!"

Ose bëhu si Hansaja të cilës kur i erdhi lajmi për vrasjen e katër bijëve të saj në rrugë të Zotit, tha: "Falemenderimi i qoft Allahut që më respektoi me vrasjen e tyre si dëshmorë në rrugë të Tij."
Lexoje historinë e këtyre grave të respektuara do të përfitosh.

Rreze dielli: Mer nga era e lehtë butësinë, nga parfumi erën dhe nga malet qëndrueshmërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 21 Nov 2010 - 20:26


Kandil: Mos u përul e as mos u trishto se ti je më e ngritura

KURORA E DHJETË: QË TË JESH GRUAJA MË E SHKËLQYER

Ti, me bukurin tënde je më brilante se dielli,me moralin tënd më e pastër se parfumi, me modestinë tënde më e lartë se Bedri (kodër në Arabinë Saudite) dhe me dhembshurinë tënde më e dobishme se shiu. Pra, ruaje bukurinë tënde me iman, lumturinë tënde me bindje dhe nerin tënd me hixhab, dhe dije se stolia jote s`eshte ari,argjendi dhe diamanti, por namazi i natës, agjërimi, lëmosha e fshehtë që nuk edi askush përveç Allahut, loti i nxehtë që fshin mëkatin, sexhdeja e gjatë me besim të lartë, turpi nga Zoti në momentet e nxitjes së epshit dhe djallit, pra, veshe petkun e devotshmërisë se ti je më e bukura në botë, edhe pse teshat mund t`i kesh të grisura, mbuloje trupin me hixhab se ti je më e shkëlqyera ne botë, edhe sikur të jesh kembëzbathur, dhe largohu nga imitimi i femrave imorale, jobesimtare dhe lavire sepse ato do të jenë materiali i zjarrit të Xhehhenemit. Allahu xh.sh. thotë në Kur`an:" Dhe aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri" (Kur`an, 92:15)

Rreze dielli: Në çdo vend do të gjeshë errësirë,por, mos u shqetëso vetëm ndize fenerin në vetvete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySun 21 Nov 2010 - 20:42


Kandil: Kur të zgjohesh mos e prit mbrëmjen

FLORIRI I PARË: TI JE NË POZITË TË LARTË

Nëse i ruhesh një vepre të ndaluar
Do të sjell një tjetër të lejuar

O ti muslimane e sinqertë, o ti besimtare e ndritshme, bëhu si palma e lartë e që nuk dëmton të tjerët: nëse e gjuan me gurë i lëshon frytet, përherë e gjelbëruar dhe dobiprurëse, dimër-verë; rri në pozitë të lartë, shërbyese e vlerave të përsosura. Le të jetë fjala jote adhurim, shikimi yt shëmbëlltyrë dhe heshtja yte ide, kësisoj do të jesh e lumtur dhe e rehatshme, do të të hapen dyert kudo që të shkosh , do të lavdërohesh dhe ngrihesh lart nga njerëzit, Zoti do ti largojë retë e ngushtësisë,frikës dhe dëmit.

Fli e qetë me lutjet që bëjnë për ty, zgjohu me lëvdatat që të japin, dhe atëherëdo të kuptosh se lumturia nuk qëndron ne pasjen e llogarive bankare, por në adhurimin e Mëshiruesit; qetësia nuk qëndron në teshat moderne dhe në shërbimet e robërve, por në adhurimin ndaj të Plotfuqishmit.

Rreze dielli: Mos i humb shpresat nga vetvetja, në jetë do të përballesh me shumë pengesa që të izolojnë vullnetin, mos lejo që të të mposhtin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 25 Nov 2010 - 10:57


Kandil:Më thirrni Mua,Unë ju përgjigjem
FLORI I DYTË:PRANOJE DHUNTINË DHE MENJËHERË AKTIVIZOJE
Aktivizoji aftësitë që t`i ka falur Krijuesi duke e falëndëruar dhe adhuruar Atë. Shërbehu me dhuntinë e ujit duke u ngrohur dhe duke u ndriçuar. Kënaqu me bukurinë e ndriçimit të hënës që të frymëzon.
Këput nga frytet e pemëve që të ushqehesh shijshëm, shiko madhësinë dhe valëvitjen e detit e të lumenjve, ec mbi tokë dhe falemendero Zotin e mirësive dhe Sunuesin e Plotfuqishëm.

Sfrytëzoj të mirat që Ai t`i ka falur dhe asnjëherë mos u bë injorues, si ata që i përmend Allahu në Kur`an: [b]"Ata i njohin të mirat e Allahut, e pastaj i shpërfillin." (Kur`an, 16:83)


Para se të shikosh ferrat e trëndafilit vështro bukurinë e tij, para se të ankohesh nga nxehtësia e diellit kënaqu me dritën e tijdhe para se të mrrolesh nga errësira e natës kujto qetësinë e saj.Përse, pra, i gjithë ky pesimizëm i rëndë ndaj gjërave? Përse ua ndryshoni rolin dhuntive? Në Kur`an thuhet: "A nuk i vërejte ata që dhuntinë e Allahut e ndërruan..."
Pranoji dhe kuptoji begatitë e Zotit dhe falënderoje Atë në çdo çast.
Rreze dielli: Kalimi nga një shprehi e keqe te një e mirë kërkon guxim dhe kohë të gjatë, megjithatë është i lezetshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 2 Dec 2010 - 11:21


Kandil: Mos humbni shpresat nga mëshira e Allahut

FLORIRI I TRETË: AI QË KËRKON FALJE KA FURNIZIM ME BOLLËK
Një grua rrëfen: " Më vdiq burri e unë isha në moshën tridhjetëvjeçare, më la pesë fëmijë dhe vërtet m`u errësua bota para syve. U mërzita shumë, pikëllimi sa vinte e shtohej, fëmijët ishin të vegjël. Nuk kishim nga të ushqeheshim përveç pasurisë që na kishte lënë babai ynë.Mundohesha të harxhoj sa më pak që mundet. Një ditë hapa radion dhe një dijetarë thoshte: Ka thënë Pejgamberi a.s "Kush bën shpehs istigfar (kërkon falje e mëshirë nga Allahu) Allahu do t`ia zëvendësojë çdo pikëllim me gëzim dhe çdo ngushtësi me rrugëdalje." Kur e dëgjova këtë këshillë të Profetit a.s., fillova ta zbatoj me fëmijët e mi. Vetëm pas gjahstë muajsh u hap një projekt mbi tokën tonë të vjetër dhe u pagua me miliona, kështu që fëmija im i madh u bë më i pari në rrethin ku jetonim, mësoi Kur`anin përmendësh dhe u bë kujdestari i parë për mbrojtjen e njerëzve. Në këtë mënyrë shtëpia jonë u begatua dhe filluam të jetojmë me shumë të mira, kurse të gjithë fëmijët e mi Zoti i udhëzoi në rrugë të drejtë dhe ansjëherë më në shtëpinë time nuk ka pasur mërzi e pikëllim, e kështu u bëra gruaja më e lumtur.

Rreze dielli: Rëze i dorëzohesh pesimizmit, ti nuk do të mësosh asgjë dhe as që do të arrish lumturinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medresantja_te
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Medresantja_te


Numri i postimeve : 23
Data e regjistrimit : 17/09/2009
Mosha : 30
Nacionaliteti-Sheti : Tetova

GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptySat 4 Dec 2010 - 1:45

Allahu te shperbleft inshallah me Xhennetin Firdeus....Teper Te Mira Keto Postime...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Floriri i katert   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyThu 6 Jan 2011 - 14:44



FLORIRI I KATËRT: DU`AJA LARGON BELANË







Kam një shok besmitar që ka gruan të sëmurë nga kanceri. Kanë
tri fëmijë dhe sëmundja e nënës I ka mërzitur të gjithë pa masë. Një ditë
shokun tim e këshillon një hoxhë që të fal namaz nate, të bëj dua gjatë pjesës
të fundit të natës, të bëj istigfar, të lexojë Kur`an dhe të fryejë ujin e
zemzemit për gruan e tij, pastaj të lajë trupin e saj me ujtin e fryrë. Kështu ai
dhe gruaja e sëmurë vepronin duke lutur Allahun çdo natë nga namazi I sabahut
deri në lindjen e diellit dhe nga namazi I akshamitderi në atë të jacisë. E
Allahu me të vërtetë e shëroi dhe ia shtoi bukurinë kësaj gruaje të ndershme. I
lartësuar është Allahu, Dhurues I shërimit dhe shëndetit, nuk ka Zot tjetër përveç
Tij.








Motër e dashur , nëse sëmuresh kthehu nga Zoti shërues, bëj
istigfar sa më shumë, lutju Atij dhe pendohu. Dije se Ai është Mëshirues,
pranon lutjet e sinqerta dhe I zëvendëson dështimet me suksese, Ai thotë:




“ Ai është që I përgjigjet nevojtarit(të mjerit) kur e thërret,
duke ia larguar të keqen…” ( Kur`an, 27:62)






Rreze
dielli : Analizoje të kaluarën tënde dhe të tashmen, jeta përbëhet nga përvoja
të njëpasnjëshme prej të cilave njeriu duhet të dalë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona


Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË EmptyMon 21 Feb 2011 - 16:45

Es-selamu alejkum Motrushe MashAllah All-llahu xh.sh ju shperblefte me te mirat e Dynjase dhe te Ahiretite
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Sponsored content





GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty
MesazhTitulli: Re: GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË   GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GRUAJA MË E LUMTUR NË BOTË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lypësi i Lumtur
» Bashkjetesa e lumtur
» Pejgamberi s.a.w.s dhe voglushja që u bë e lumtur!
» Çelësi i një martese të lumtur
» 10 sekretet e një martese të lumtur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Shkarkime (dowonload) :: Libra Islame-
Kërce tek: