Kurbani, historiku dhe rëndësia e tij.
Kurbani
Fjala kurban ne kuptimin etimollogjik d.m.th."Afrim, mjet që të afron me Zotin", ndërsa në kuptimin terminillogjik "Të therësh një kafsh të pështatshme sipas kushteve të caktuara me qëllim adhurimi. Kurbani theret në kohën e kurban bajramit(në tre ditë e para).
Kurbani i pranishëm në të gjitha fet.
Kurbani ekziston në të gjitha fet si shprehje adhurimi.Këte e vërteton edhe vet Kurani ku thot "Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.(Suretul-Haxh 34)
Vec kësaj Kurani përmend edhe disa shembuj që kan ndodhur në kohrat e mëpërparshme,ku tregohet ngjarja e djemve te Ademit a.s.ku njerit ju pranua e tjetrit jo,ku Allahu xh.sh.thot "Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”(Suretul-Maide27)
Kjo ngjarje që përmendet në
me disa ndryshime egziston edhe në librat tjerë të shenjtë.
Urtësia(hikmeti)i therjes së Kurbanit.
Cdo uedhër nga ana e Allahut xh.sh. duhet të dimë se është perplot urtësi.
Me therjen e kurbanit,me të përmendur emrin e Allhut xh.sh. bëhet e ditur se të gjitha kafshët që jetojnë në ruzullin toksor janë pronë e Allahut xh.sh.
Kurbani është shprehje e heroizmit,sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për përfitimin e kënaqësisë së Zotit.
Kjo bindje dh sakrific është simbolizuar me Hz.Ibrahimin dhe Hz. Ismailin duke arritur edhe kulmin,ku këte e vërteton edhe Kurani ku thot "Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm). Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë). Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!” Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. Suretu-Safat(100-111)
Kurbani rrit njeriun në anën shpirtërore ndaj Allahut xh.sh. Në këtë mënyre njeriu vërteton adhurimin,si dhe mundohet të kryej detyrën e falendeeimit:afrohet me Allahun xh.sh.dhe kurbani kryen rolin e afrimit të tij me Krijuesin.
Poashtu në jetën sociale kurbani luan një rol të rëndësishëm. Në shoqëri mbjell shpirtin vëlazëror, rrit bashkpunimin, ndihmen dhe shpirtin e sakrificës
Ndihmon nëzhvillimin e barazis në shoqëri,mbulon hendekun ne mes shtresave të ndryshme shoqërore.
Per të varfërit që nuk kanë mundësi që familjeve të tyre tju blejn mish, kurbani është nji mirësi shum e madhe.
Kurbani e mëson pasanikun që ai të jap nji pjes së tij për të perfituar kenaqësinë e Allahut xh.sh.
E nxit ate që të ndihmoj të tjerët,dh në ndërgjegjjen etij të ndjej nji kënaqësi.
Në këtë mënyrë personi shpëton nga sëmundja e kopracisë dhe pasioni i tepërt për pasurin e kësaj bote.
Prg:Uzeir Ibrahimi.
(Inshaallah do e vazhdojm)