Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithçka rreth tyre - Të Shkëputur nga libri 'Fikhu Suneh' Sat 13 Nov 2010 - 11:11 | |
| Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithçka rreth tyre - Shkëputur nga libri 'Fikhu Suneh'
HAXHI
Ligjshmëria e tij
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo që u ngrit në Bekë[1] (Mekë), e dobishme dhe udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është detyrim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo. E kush nuk e beson (ai nuk e viziton) dhe Allahu nuk ka nevojë (për ibadetin që bëjnë) njerëzit”. (Ali Imran, 96-97)
Përkufizimi i haxhit
Haxh do të thotë synimi i Mekës me qëllim kryerjen e tavafit (rrotullimin rreth Qabes), ecjen ndërmjet Safas dhe Merves, qëndrimin në Arafat dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve të haxhit, për t’iu përgjigjur Allahut duke patur për qëllim kënaqësinë e Tij.
Haxhi është një prej pesë shtyllave themelore të Islamit dhe parim i domosdoshëm i tij. Ai që e mohon këtë detyrim, gjykohet si jobesimtar dhe renegat.
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se haxhi u urdhërua në vitin e gjashtë pas Hixhrit, sepse atëherë u shpall ajeti i mëposhtëm në lidhje me të:
“Plotësojeni haxhin e umrën për hir të Allahut!”. (El-Bekare, 196)
Ky përfundim mbështetet mbi të kuptuarit se fjala “etimu” (plotësim) në ajetin e mësipërm lidhet në fakt me kohën kur haxhi u bë i detyrueshëm. Kjo pikëpamje mbështetet gjithashtu nga Alkama, Masruku dhe Ibrahim En-Nehai, të cilët, duke e lexuar këtë ajet në një formë tjetër të ligjshme sipas kritereve profesionale, fjalën “etimu” e zëvendësojnë me fjalën “ekijmu” (kryejeni), me të cilën i ndërron edhe kuptimi. Këtë e transmeton Tabaraniu me varg të vërtetë transmetimi. Megjithatë, Ibën El Kajimi anon nga pikëpamja se haxhi u bë i detyrueshëm në vitin e nëntë apo të dhjetë pas Hixhrit.
Vlera e haxhit
Islami u bën thirrje muslimanëve të kryejnë haxhin. Në lidhje me këtë, përmendim:
- Haxhi: Një nga veprat më të mira
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) u pyet njëherë: “Cila është vepra më e vlefshme?” Ai u përgjigj: “Të besosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij”. Burri pyeti sërish: “Po pastaj?” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Të luftosh për hir të Allahut”. Pastaj burri pyeti përsëri: “Po pas kësaj, cila është gjëja më e mirë?” Ai u përgjigj: “Haxhi Mebrur (një Haxh i përkryer pa mëkate, i begatë dhe i pranuar nga Allahu)”.[2]
El-Haseni ka thënë: “Kjo do të thotë se një person pas kryerjes së haxhit duhet të dëshirojë dhe të priret drejt jetës në Botën e Përtejme dhe jo të jepet pas kësaj bote”.
Është transmetuar në formën merfu nëpërmjet një zinxhiri transmetimi të besueshëm se mirësia e haxhit vërehet në bujarinë në dhënien e ushqimit dhe butësia në të folur.[3]
- Haxhi: Një formë e xhihadit
El-Hasan ibën Ali tregon se një njeri shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha: “Unë jam frikacak dhe i dobët”. Profeti (a.s.) i tha: “Ti mund të shkosh në një xhihad që nuk ka ferra në të, që është haxhi”.[4] Transmeton Abdurrezaku dhe Tabaraniu. Të gjithë transmetuesit e këtij hadithi janë të besueshëm.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Haxhi është xhihad për të moshuarit, të dobtit dhe gratë”.[5] Kjo tregohet nga Nesaiu me një varg të besueshëm transmetuesish.
Aishja transmeton se një herë ajo i ka thënë Profetit (a.s.): “O i Dërguari i Allahut! Ti e sheh xhihadin si një prej veprave më të mira. A nuk duhet që ne gratë të marrim pjesë në të në mënyrë aktive?” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Xhihadi më i mirë për ju është haxhi mebrur”.[6] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Në një tjetër transmetim, Aishja thotë: “Njëherë e pyeta Profetin (a.s): O i Dërguari i Allahut! A nuk duhet që ne gratë të luftojmë dhe të marrim pjesë në mënyrë aktive në xhihad bashkë me ju?” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Për ju lufta më e mirë dhe më e bukur për hir të Allahut është haxhi mebrur.”[7] Pastaj Aishja ka deklaruar: “Pasi dëgjova këtë nga Profeti (a.s.) unë nuk e lashë kurrë pa kryer haxhin”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
InshAllah Vazhdon...
| |
|
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithçka rreth tyre - Të Shkëputur nga libri 'Fikhu Suneh' Wed 17 Nov 2010 - 21:13 | |
| Kapitulli i Haxhit dhe Umras, gjithçka rreth tyre - Shkëputur nga libri 'Fikhu Suneh'
Haxhi i lan mëkatet e mëparshme
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Ai që kryen haxhin për kënaqësinë e Allahut dhe i shmanget të gjitha fjalëve të ndyra dhe mëkateve, do të kthehet pas haxhit i çliruar nga të gjitha mëkatet ashtu siç ka qenë në ditën që e ka lindur nëna (pa gjynahe)”.[8] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Amër ibën El Asi tregon: “Kur Allahu më udhëzoi në rrugën e Islamit, unë shkova te Profeti (a.s) dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Zgjate dorën që unë të betohem për besnikërinë time ndaj teje. Dhe Profeti (a.s) më zgjati dorën, por unë e tërhoqa timen. Atëherë Profeti (a.s) pyeti: “O Amër! Si është puna me ty?” Unë i thashë: “Do të doja të vija një kusht!” Profeti (a.s.) pyeti: “E cili është ai kusht?” Unë i thashë: “Dua që të gjitha mëkatet e mia të mëparshme të falen!” Profeti (a.s.) tha: “O Amër! A nuk e di ti se Islami i lan të gjitha mëkatet e mëparshme e po ashtu edhe hixhreti i lan të gjitha mëkatet. Edhe haxhi i lan të gjitha mëkatet e mëparshme!”[9] Transmeton Muslimi.
Abdullah ibën Mesudi rrëfen se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kryeni rregullisht haxhin dhe umrën, sepse të dyja këto e largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu si gjyryku i farkëtarit heq të gjitha papastërtitë nga metale si hekuri, ari dhe argjendi. Shpërblimi për haxhin mebrur s’është gjë tjetër veç xhenetit”.[10] Transmeton Nesaiu dhe Tirmidhiu. Ky i fundit e vlerëson hadithin si të vërtetë. - Haxhilerët janë mysafirë të Allahut
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Haxhilerët dhe ata që kryejnë umrën janë mysafirë të Allahut; nëse i luten Atij, Ai u përgjigjet e nëse i kërkojnë falje, Ai i fal ata.”[11] Transmeton Nesaiu, Ibën Maxhe, Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani në përmbledhjet e tyre të haditheve.
Në versionin e Ibën Huzejmes dhe Ibën Hibanit lexojmë: “Dhe mysafirët e Allahut janë tre: ai që kryen haxhin, ai që kryen umrën dhe ai që lufton për hir të Allahut”.[12] [Hadith Sahih; Sahih En Nesai 2625] - Shpërblimi për haxhin është xheneti Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Të gjitha mëkatet e kryera në periudhën midis një umreje dhe një tjetre shlyhen dhe fshihen dhe shpërblimi për haxhin mebrur është xheneti”.[13] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Në një tjetër hadith të besueshëm, Ibën Xhurejxhi transmeton nga Xhabiri se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kjo Shtëpi e Allahut (Qabja) është shtylla e Islamit, kështu që kushdo që drejtohet drejt saj me synimin e kryerjes së haxhit ose umrës është nën sigurinë e Allahut. Nëse ai do të vdesë (gjatë udhëtimit), do të ketë si shpërblim xhenetin dhe nëse kthehet shëndoshë në shtëpinë e tij, do të ketë shpërblim dhe fitim”.[14] Vlera e shpenzimit në
Burajde transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Shpenzimi gjatë haxhit është i ngjashëm me shpenzimin për hir të Allahut dhe çdo derhem i shpenzuar në këtë mënyrë do të shpërblehet shtatëqind herë më shumë”.[15] Transmeton Ibën Ebi Shejbe, Ahmedi, Tabaraniu dhe Bejhakiu. Vargu i këtij hadithi është hasen. Haxhi është i detyrueshëm vetëm një herë në jetë
Dijetarët muslimanë janë të një mendimi se haxhi është i detyrueshëm vetëm një herë në jetë. Nëse dikush betohet (e bën nijet) të kryejë tjetër, ai duhet ta përmbushë betimin e tij. Çfarëdo që të bëhet më tepër është me dëshirë ose jo e detyrueshme.
Ebu Hurejra transmeton se në një predikim Profeti (a.s.) ka thënë: “O njerëz! Allahu ka urdhëruar haxhin për ju, kështu që ju duhet ta kryeni atë”. Një burrë pyeti: “çdo vit, o Profet i Allahut?” Profeti (a.s.) heshti. Kur pyetja u përsërit për herë të tretë, Profeti (a.s.) tha: “Po të kisha thënë “po”, do të ishte bërë një detyrim i përvitshëm dhe kjo do të ishte përtej fuqisë suaj”. Më pas ai shtoi: “Më lini të qetë për sa kohë dhe unë ju lë të qetë (d.m.th. mos më bezdisni me pyetje rreth gjërave që unë i lë në heshtje dhe nuk i përmend). Disa popuj që kanë jetuar para jush u shkatërruan, sepse ata bënin shumë pyetje dhe nuk pajtoheshin me profetët e tyre. Kështu që, kur unë ju urdhëroj të bëni diçka, duhet të bindeni dhe ta bëni atë me gjithë fuqinë tuaj. Nëse unë jua ndaloj diçka, atëherë shmanguni prej saj”.[16] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Ibën Abasi transmeton se, njëherë, Profeti (a.s.) iu drejtua njerëzve dhe u tha: “O njerëz! Haxhi është i urdhëruar për ju”. Në këtë moment, El Akra ibën Habis u ngrit dhe pyeti: “O i Dërguar i Allahut! A do e kryejmë haxhin çdo vit?” Profeti (a.s.) tha: “Po të kisha thënë “po”, do të ishte bërë një detyrim (i përvitshëm) dhe po të ishte bërë një detyrim (i përvitshëm) ju nuk do ta përballonit dot. Haxhi është i detyrueshëm vetëm një herë në jetë. Çfarëdo që të bëhet më tepër është një veprim vullnetar”.[17] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Hakimi, të cilët e quajnë atë një hadith të vërtetë
InshAllah Vazhdon... | |
|