Libri për kuzhinën e vendeve islame fitoi çmimin e librit më të mirë
shkencor për vitin 2010 në Finlandë. Çmimin prestigjioz prej 10.000
eurosh e fituan autoret e librit Helena Hallenberg dhe Irmeli Perho.
Në librin e tyre ‘Ruokakulttuuri islamin maissa’, i cili u botuar nga
shtëpia botuese Gaudeamus, doktoreshat e filozofisë, Hallenberg dhe
Perho, nuk u koncentruan vetëm në përshkrimin e ushqimeve dhe dhënien e
recetave. Në vend të kësaj, ushqimi ishte një mjet përmes së cilit ato
hulumtuan historinë, kulturën dhe shoqërinë e botës islame.
Çmimi ndahet për çdo vit nga Federata e shoqatave shkencore
finlandeze dhe botuesit e veprave shkencore – Suomen tiedekustantajien
liitto.
Librin më të mirë në fushën e shkencës për vitin 2010 e zgjodhi juria
profesionale e përbërë nga prof. Henrik Meinander dhe prof. Jouko
Rikkinen nga Helsinki, si dhe prof. Eeva Jokinen nga Joensuuo.
(Breziiri)