Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Sugjerime të rëndësishme nga libri "Kujdes në namaz" | |
Në librin që ka 165 faqe, së pari jepen shembuj nga përpikëria e Pejgamberit tonë (s.a.s) në namaz,pastaj jepen jepen shembuj edhe nga mënyra se si është falur namaz Hazreti Beduizzamani.Në këtë libër na tërhiqet vërejtja për rëndësinë e namazit,thellësinë shpirtërore, duke e rritur nivelin e kujdesit në namaz deri në maksimum.Kurse për njerëzit që nuk e praktikojnë këtë kusht të rëndësishëm apo që nuk tregojnë vëmendje të posaçme, duke thënë se Zoti është Gafur dhe Rahim dhe se do të na I falë gabimet, janë dhënë paralajmërime të rëndësishme.Le të lexojmë bashkë se çfarë paralajmërimesh na bën autori I librit. Aq sa është e drejtë dhe në vend të mendohet se “Zoti na fal”, po aq është gabim të mendohet se “Zoti na fal” dhe ne të bëjmë të kundërtën që na e thotë Zoti. Hasha (Zoti na ruajt), fakti që Zoti është Falës nuk është justifikim për mosfaljen apo për gjunahet e njerëzve.Përmendja e shpeshtë e vetive të tilla të Allahut xh.sh.,bëhet për të mos rënë në dëshprim dhe nuk është për të lënë pas dore adhurimin dhe përkuljen ndaj Tij. -Të bësh gjynah duke thënë me pamaturi,”Zoti do të më falë”,ky gjest më shumë se një gjynah,mund të jetë shkas që të aktivizojë ndëshkimin e Allahut.Sepse, në këtë shprehje nuk shihet pendimi, por shihet papërgjegjësia dhe mosrespektimi. Ata që nuk falin namaz dhe ata që bëjnë gjynahe, nëse vazhdojnë me të njëjtën mendje duke thënë “Zoti na fal”, janë të njëjtë sikur kriminelët që vjedhin dhe vrasin pa e njohur shtetin, dhe atyre që thonë se, “shteti I drejtë do të kërkojë llogari për punët që I keni bërë’, e mbrojnë veten e tyre duke thënë, “shteti ynë është I madh,është I mëshirshëm, do të shihni se nuk do të më ndëshkojë, do të më bëjë vali (kryetar komune)”.Sa e palogjikshme dhe çfarë çmendurie është kjo gjë mund ta kuptoni edhe ju. Aq sa është e vërtetë mëshira e një udhëheqësi, po aq është e vërtetë edhe ndëshkimi I tij.Sulltani, personin që nuk e njeh atë dhe urdhërin e tij,atë person që bën trazira dhe që u bën dëm të tjerëve,I kërkon llogari për veprat e bëra nuk është pengesë për mëshirën e tij, por ajo bëhet si përfundim I mëshirës së tij dhe si nevojë për të mbroijtur drejtësinë. Namazi ëhstë kërkesë nga Allahu për një jetë të përjetshme.Të presësh që të marrësh diçka pa e kërkuar atë, është sikur të presësh prodhim pa e hedhur farën në tokë.Andaj njëri nuk ka të drejtë të pres ndonjë prodhim, pa I zbatuar metodat për hedhjen e farë në tokën e Tij. Po,Zoti është Falës.Është Gaffar (Gjithëfalës).Mirëpo,ajo çka u takon robërve të Tij, është që aq sa beson në vetitë Adil (I Drejti) dhe Kahhar (Mposhtës, I Cili mposht çdo person që bën akte të shëmtuara dhe e shkatërron sin ë këtë jetë, ashtu edhe në Ahiret).Duhet të dihet se Zoti nuk do ta mbajë në nivel të njëjtë robin që e adhuron Atë dhe që shkonë në kundërshtim me urdhërat e Tij. Nuk duhet harruar që namazi është niveli më I lartë në jetën e një personi dhe është pika e fundit të cilën mund ta arrijë!Detyra më e rëndësishme në Islam dhe përgjegjësia më e madhe e cila nuk pranon asnjë justifikim,padyshim që është namazi!Sipas parimeve të medh-hebeve, ku përshkruhet vendi I një personi në Islam që nuk fal namaz, shumë qartë mund të kuptohet aspekti I patjetërsueshëm I kësaj çështje. Në lidhje me namazin Pejgamberi s.a.ë.s ka thënë: “Besimtari, në ditën e gjykimit, llogarinë e veprave të tij së pari do ta japë me namazin, nëse llogarinë e namazit e kalon me lehtësi,atëherë edhe llogaritë e veprave të tjera do t`I kalojë me vështirësi”. Nëse shihen mangësi në farzin e namazit,atëherë Zoti I Gjithësisë do të thotë: “Shikoni nëse robi im ka nafile (adhurim vullnetar)”.Në këtë mënyrë,mangësitë e farzeve do të kompletohen me namaz nafile të besimtarit.Kështu që, në nafilet tona nuk duhet të kemi mangësi, që të paktën të egzistojë mundësia që të plotësohet farzi nafile.
Shkrujti Ilaz Salihi Marur nga Revista Zaman 2012 Autor:Ahmet Shahin | |
|