- Cito :
- Papa Benedikti i XVI “sfidon” festimet tradicionale të Krishtlindjeve me hulmutimet e botuara në librin “Jezusi i Nazaretit – Fëmijëria”.
Kalendari kristian është i bazuar në dorëshkrimet e një prifti të shekullit të gjashtë, që sipas Papës, ka bërë një gabim me vite në përllogaritjen e datës së saktë të lindjes së Krishtit.
Sipas studimit të Atit të Shenjtë, nuk ka asnjë provë në shkrimet ungjillore për grumbullimin e kafshëve, të pikturuara tradiconalisht rreth kasolles ku lindi "Biri i Zotit", për prezencën e tyre reale aty. Gjithashtu, Papa hedh dyshime të forta edhe për këngën e engjëjve, kënga “himn” e Krishtlindjeve.
Libri i Atit të Shenjtë ndodhet në proces përkthimi në shumë gjuhë të botës dhe është i treti nga seria e librave të Benediktit. Në dy të parët, Papa flet për jetën dhe aktivitetin publik të Jezu Krishtit.