Xhumaja dita e zgjedhur e javes
Lexues të nderuar,në këtë shkrim do te njihemi në pika të shkurta me obligimet lidhur me faljen e namazit te xhumasë,të cilat Allahu xh.sh, ia beri obligim besimtarëve,duke kërkuar prej tyre që ta adhurojnë dhe madhërojnë Atë.
Dita e xhumasë është specifike për shkak se në të kryhet namazi i xhumasë dhe se muslimanët tubohen që një herë në javë të gjithë së bashku,duke madhëruar Allahun,ta degjojnë hutben(ligjeratën) e xhumasë në të cilën imami i cekë problemet më të theksuara të shoqërisë islame dhe i këshillon njerëzit se duke ndjekur sunetin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre dhe të mos kërkojnë zgjidhje jashtë dispozitave të Allahut.
Cilësitë e ditës së xhuma
Nga Ebu Hurejre,transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:''Dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli është dita e xhumasë;atë ditë është krijuar Ademi,atë ditë është futur në xhennet dhe atë ditë ka dalur prej tij''.(Transmeton Muslimi)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,lidhur me ditën e xhumasë deklaron:''Ajo te Allahu është më e qmueshme se bajrami i Ramazanit dhe Kurban-Bajrami''.(Transmeton Ahmedi dhe Ibn Maxhe)
Trasnmetohet edhe se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka deklaruar:''Në ditën e xhumasë engjujt qëndrojnë në dyert e qdo xhamie dhe i regjistrojnë një nga një(emrat e atyre që shkojnë në namazin e xhumasë).Kur imami të ngjitet në mimber,ata i mbyllin librat dhe shkojnë të marrin pjesë në të përmendurit e Allahut.
Ai i cili shkon më herët në xhuma,është sikur ta ketë therrur një deve,pastaj ai pas tij sikur të ketë therrur një lopë,pastaj ai pas tij sikur ta ketë therrur një dele,pastaj ai pas tij sikur ta ketë therrur një pulë,ndërsa i fundit sikur të ketë dhënë një vezë''.(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Nga Ebu Hureje,transmetohen fjalët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,i cili ka thënë:''Në ditën e xhumasë ka një qast në të cilën nëse muslimanët e kalojnë në namaz,dhe i luten Allahut për nevojat e tyre,Allahu me të vertetë do t'ua jep atë që kërkojnë'',-atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tregoi me gishtrinj se ky qast ndohet në një periudhë tejet të shkurtër''.(Buhariu dhe Muslimi)Në transmetim nga Muslimi thuhet:''... ky qast është vërtet i shkurtër.''
Obligimi i faljes së namazit të xhumasë
Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an:''O ju që besuat,kur bëhet thirrja për namaz,ditën e xhumasë,ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu(degjoni hutben,falnie namazin),e lini shitblerjen,kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.''(Kur'an, Xhuma:9)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selam,deklaron:''Eshtë detyrë e qdo muslimani që namazin e xhumasë të kryejë në xhemat,pos katërve:robit,gruas,fëmijës dhe të sëmurit.''(Transmeton Ebu Davudi dhe Hakimi)
Pasojat e rënda të lënies së namazit të xhumasë
Nga Ibni Omeri,transmetohet se e kishte dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,duke deklaruar:''Ose njerëzit do të heqin dorë nga lëshimi i namazit të xhumasë,ose Allahu do t'i mbyllë zemrat e tyre(d.m.th, Allahu do të vendosë një perde në mes tyre dhe udhëzimit të Tij)andaj do të bëhen neglizhentë(të pakujdeshëm dhe indiferentë).''(Transmeton Muslimi)
Ngjashëm ka thënë:''Kush i lë tre xhuma duki i injoruar,Allahu do ta vulosë zemrën e tij.''(Transmeton Ahmedi)