Përkundër pretendimeve opozitare se ushtria egjiptiane po krijon një diktaturë ushtarake, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura (SCAF) njoftoi tani se ata “do të ia dorëzojnë pushtetin presidentit të zgjedhur” në fund të muajit.
“Ushtria do të ia dorëzojë pushtetin presidentit të zgjedhur një një ceremoni të madhe në fund të muajit, gjë që do të dëshmohet nga e tërë bota,” raporton MENA duke cituar majorin e përgjithshëm Muhamed El Asar, anëtar i këshillit qeverisës të ushtrisë.
“Egjipti është një vend modern demokratik që mbron të gjitha vlerat demokratike,” thuhej më tej në deklaratë.
Vëllazëria myslimane deklaroi fitoren të hënën në mëngjes, në zgjedhjet e para të lira presidenciale në vend, duke thënë se kandidati i tyre Dr. Muhamed Mursi kishte vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur president.
Rezultatet zyrtare priten të enjtën, por nga 95% të votave të numëruara në 13.000 vendvotime, Vëllazëria thonë se kanë marrë 52% të tyre. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë për Reuters se fituesi nuk do të shpallet gjer të enjten por ata thanë se numrat e dhënë nga Vëllazëria dukej të ishin të saktë me numërimin fillestar. /mesazhi/