Ushtria
egjiptiane, kërkesat e popullit, i ka vlerësuar si të arsyeshme dhe ka
premtuar se nuk do të përdorin forcën ndaj demonstruesve.
Pas shtatë ditësh demonstrata kundër qeverisë, populli egjiptian ka
fituar përkrahjen dhe premtimin e ushtrisë se ndaj demonstruesve nuk do
të përdoret forcë.
Duke u shprehur se nuk do të përdorim forcë kundër popullit të madh
të Egjiptit, zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se “liria e fjalës, e cila
përdoret në një mënyrë jo të dhunshme, u garantohet të gjithëve”,
transmeton agjencia zyrtare Mena dhe televizioni shtetëror.
Ushtria, me këtë deklaratë, doli një ditë para se të mbahet “marshi
një milionësh”, ku është paraparë që sot, në qendër të Kajros, të
mblidhen për të kërkuar largimin e presidentit Husni Mubarakut.
(Breziiri)