Forcat e armatosura egjiptiane me anë të një deklaratë kanë shpallur gjendje emergjente të gatishmërisë pas fjalimit të shefit të përgjithshëm të ushtrisë ku ai kërkoi nga populli egjiptian tubim për të premten, me anë të së cilit do ti jepet mandati ushtrisë për tu përballë me terrorizmin dhe dhunën.
Burime të El Xhezirës thonë se trupa shtesë pritet që në orët e ardhshme të vendosen në të gjitha rrugët dhe krahinat e posaçërisht në Kajro me rrethinë, ku pritet që demonstruesit të dalin të premten, për ti siguruar ata nga qdo lloj dhune.
Gjithashtu aty thuhej se do të punohet në parandalimin e ndonjë përpjekjeje për të nxitur dhunë apo terrorizëm. /mesazhi/