Ushtria e Egjiptit u ka dhënë ultimatum 48 orësh partive rivale të vendit për të zgjidhur krizën vdekjeprurëse politike.
Ushtria thotë se do të ofrojnë “zgjedhjen” e tyre nëse presidenti i vendit Muhamed Mursi dhe kundërshtarët e saj dështojnë për t’ua vërë veshin “vullnetit të popullit.”
Kjo deklaratë erdhi pasi protestuesit anti-qeveritar sulmuan selinë e Vëllazërisë Muslimane në Kajro duke djegur dhe shkatërruar pjesë të saj.
Kjo thirrje nga drejtuesit e ushtrisë u pritë me gëzim nga protestuesit anti-qeveritar me shpresën e tyre se kjo tregonte për fundin e presidentit Mursi.
Lëvizja anti-qeveritare Tamarod i ka dhenë presidentit Mursi afat deri të martën në mbrëmje për të dhënë dorëheqje dhe të thërret zgjedhje të reja presidenciale ose të përballet me mosbindje civile. Protestuesit akuzojnë Presidentin se ka dështuar prej një viti për të përballuar problemet ekonomike dhe ato të sigurisë.
Në anën tjetër z. Mursi vazhdon të jetë sfidues duke hedhur poshtë kërkesat e protestuesve.
Vlen të përmendet se Muhamed Mursi doli fitues në zgjedhjet e para të lira dhe demokratike në vend vitin e kaluar.