Egjipti ka paraburgosur refugjatët sirianë pa asnjë akuzë, duke kërcënuar deportimin e tyre në Siri. Kjo vie në një klimë të acaruar, kur ushtria mori pushtetin muajin e kaluar.
Shumë prej 90,000 sirianëve të cilët kanë ardhur në Egjipt për të shpëtuar nga lufta civile janë ankuar për ngacmime nga policia, qysh kur presidenti Muhamed Mursi u përmbys më 3 korrik.
"Një klimë e tensionuar politike nuk është justifikim për oficerët e policisë dhe ushtrisë për të arrestuar dhjetëra burra dhe djem sirian, dhe t'i hedhin në burg pa arsye," thotë Nadim Houry, drejtor për Lindjen e Mesme në Human Rights Watch.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet egjiptiane.
Mursi muajin e kaluar njoftoi se preu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, dhe disa nga pasuesit e tij muslimanë sunit kishin folur haptazi rreth luftës së shenjtë kundër forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad, i cili është i mbështetur nga Irani dhe Hizbullahu libanez.
Por ushtria e re e mbështetur nga administrata e grusht shtetit në Kajro e ka distancuar veten nga vendimi i Mursit, duke treguar një dëshirë për t'u kthyer në një rol “neutral”.
/mesazhi/