Desidenti nga ushtria qeveritare e Siris, thotë se regjimi i Asadit e ka zbrazur kabinetin ushtarak nga përbërja kombëtare, dhe ka sjellur organizim sektar në bazë të dallimëve dhe afërsive. Oficeri, i cili tani drejton një prej grupeve të ushtrisë çlirimtare siriane thotë se, "revolucioni do të triumfojë" dhe se Sirianët do të ndërtojnë një "shtet të vërtetë dhe të drejtë."
Kapiteni që ka dezertuar Ebul Maxhid Naijmi, ka cituar për Xheziren se ai ka ikur nga ushtria qeveritare, pas vërtetësis së bashku me kolegët tjerë oficerë dhe ushtarë, se sistemi i Asadit nuk është serioz për përmisimin e situatës, dhe ka thënë se “e patëm humbur shpresën, për çdo mundësi të përmisimit të vërtet politik e social.
Naijmi përshkruan skizmën që po ndodhte brenda ushtrisë së regjimit, duke thënë se “ ne filluam të vuanim nga njësitë ushtarake duke u diskriminuar sipas rajonëve, për fat të keq. Pastaj komuniteti Suni ishte margjinalizuar në organizatën ushtarake. Filluan të demonizoheshin akuza pë tradhti dhe përkrahje të terroristëve, ashtu siq i cilësonte ushtria e regjimit”.
Ndërsa sa i përket përbërjes së ushtrisë qeveritare, Naijmi thotë se 85% e oficerëve janë alevi, apo nga sekti i Beshar Asadit. Ata janë që kontrollojnë vendimmarrjet. Ai shtoi – duke bërë një shëtitje me ushtarët e tij në një lagje të Halepit- se këta oficerë akuzonin të gjithë njerëzit se janë banditë të armatosur ose si inkubator social i tyre. Ai vazhdoi duke thënë se “ natyrisht, përcaktimi në këtë rast është një, si ndaj kundërshtuesve edhe ndaj përkrahësve të tyre, është bombardimi dhe shkatërrimi.
/mesazhi/Sh.Hulaj