Gazeta Britaneze: qytetet Siriane bien në duart e luftëtarëve opozitar, njëra pas tjetrës.
Luftëtarët opozitar të Siris, kanë arritur të marrin në kontroll rrugët të cilat mendohet se mund ti përdorë presidenti Beshar Asad, me rastin e vendimit të tij për tu arratisur nga Damasku, kur regjimit ti vie litari në fyt.
Gazeta Britaneze “Daily Telegraph”, ka zbuluar se autostrada që lidh Damaskun me qytetin bregdetar Ladhikije, ka rënë në duart e opozitarëve plotësisht. Ka humbur gjithçka që ka pamje të regjimit. “Pikat e kontrollit nga forcat e Asadit janë të braktisura plotësishtë”.
Informacioni për marrjen në kontroll të rrugës që e lidh Damaskun me Ladhikijen, erdhi pas 48 orëve të publikimit të informatave nga “Arabia” që kishte përcjellur gazeta “Sandy Times” Britaneze, e cila fliste për planin e arratisjes së Asadit nga Damasku për në “qytetin bregdetar alevit”.
“Daily Telegraph”, përcjell lajme nga dëshmitar okular, se ai ka kaluar me makinën e tij nëpër autostradë që të qon për në Ladhikije, dhe ka parë me dhjetra të vrarë e të djegur përreth tankeve të shkatërruara që i takonin regjimit. Shihet se forcat e regjimit janë tërhequr para ofanzivës përparimtare të forcave opozitare.
Gjithashtu, kjo gazetë jep detaje tjera rreth mundësis së arratisjes së Beshar Asadit, por siq duket thuajse çdo rrugë është e mbyllur, dhe përfundimi i tij është i pashmangshëm si i pararendësve të tij, Sadam Husejnit e Muamer Gadafit.
/Mesazhi/Sh.Hulaj