Ushtria çlirimtare, ka arritur një sukses ushtarak shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me marrjen në kontroll të aeroportit ushtarak në periferi të Damaskut “Aeroportin Akreba”.
Ushtria çlirmtare është përleshur me forcat qeveritare në 143 pika, ku forcat qeveritare u munduan të rimarrin qytetet si Darija, Zemelika dhe qytete tjera në Guta lindore.
Ushtria çlirimtare, ka marrë në kontroll 22 brigada mbrojtëse ajrore në Guta lindore të kryeqytetit Damaskut, sipas raportit të komitetit kordinacionit opozitar.
Gjithashtu ushtria çlirimtare ka shkatërruar tri tanke të blinduara në Karnish të Zibdanit, dhe përcjellin lajmin për marrjen në kontroll të aeroportit ushtarak Akreba, pas rrethimit 6 ditor.
Në periferi të Damaskut, ushtria çlirimtare në përleshjet me forcat qeveritare ka shkatërruar 4 tanke.
Përleshje të ashpra kanë ndodhur edhe në sheshin Tarbush në rrugën Palestina në jug të Damaskut.
Në rrjedhat tjera, gazeta Britanike Guardian përcjell lajmin se ish përfaqësuesi i ministrisë së jashtme të Siris, Xhihad Makdesi është nisur për në shtetet e bashkuara të Amerikës pas dezertimit të tij nga sistemi i Siris.
Burime diplomatike të gazettes Guardian, zbulojnë se Makdesi ka arritur të largohet nga kryeqyteti i Siris dhe për në shtetet e bashkuara është nisur nga aeroporti i Bejrutit. Përfaqësues të Britanis thonë se Makdesi nuk ka qenë në Emiratet e Bashkuara.
/mesazhi/Sh.Hulaj