126 të vrarë nga sulmet e forcave të regjimit
Shpërthim në Damask dhe ushtria çlirimtare rrëzon një avion
Kryeqyteti sirian, po përjeton situatë të rëndë sigurie, pasi janë dëgjuar disa shpërthime. Më e forta ka qenë në lagjen Ebu Remane. Gjithashtu, janë zhvilluar përleshje të ashpra mes ushtrisë së regjimit dhe luftëtarëve çlirimtar. Ushtria çlirimtare njofton për rrëzimin e një avioni luftarak në Dir Zur, pas vrasjes së 126 personave që ka parë sot vendi, njofton rrjeti për të drejtat e njeriut të siris.
Përgjegjësin për këtë shpërthim e kanë marrë një njësit luftarak, që i takon ushtrisë çlirimtare.
Në anën tjetër, avionët ushtarak të regjimit, kanë bombarduar dhe kanë shkatërruar një ndërtesë, ku janë mbytyr 10 veta, përfshirë edhe fëmijë. Njerëzit janë duke kërkuar viktima tjera, nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar.
Observatori sirian, njofton se luftëtarët opozitar, kanë marrë në kontroll për here të parë, një hapësirë për përpunimin e naftës./mesazhi/Sh.Hulaj