Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Forcat e Asadit marrin nën kontroll Homsin, djepin e kryengritjes siriane | |
- Forcat siriane të regjimit të Bashar al Asad po pretendojnë se kanë marrur nën kontroll të plotë qytetin Homs. Ky qytet i cili dikur mblidhte pranë vetes protestuesit që kërkonin demokraci dhe rrëzim të dinastisë së Asadëve, është shkatërruar i tëri si pasojë e bombardimeve të regjimit. Pasi u mbajt nën kontrollë nga forcat opozitare për gati dy vjet, rreth 1.200 luftëtar kryengritës hipën në autobusë duke u shpërngulur nga "kryeqyteti i revolucionit" e duke kaluar në zona të sigurta. Kjo u bë në saje të një marrëveshjeje midis kryengritësve dhe forcave besnike të regjimit të Bashar al-Asad. Guvernatori provincial i Homsit Talal Barazi tha për Reuters se 80 për qind e luftëtarëve ishin larguar dhe pjesa tjetër do të evakuohen. Ai tha se pasi që Homsi të deklarohet qytet i sigurtë, rindërtimi do të fillojë. " Ne shpresojmë për të përfunduar operacionin sot, " tha ai . Kryengritësit që po largoheshin nga bastioni i tyre buzëqeshnin para kamerave, ndonëse kjo është disfata më e madhe e opozitës siriane. Homsi, vendi ku dhjetëra mijëra sirianë dolën në rrugë gjatë vitit 2011, kishte elektrizuar kombin për demonstrata anti – Asad, të cilat më pas shpërthyen në çdo qytet të madh. Rreth një vit më parë, forcat qeveritare e rrethuan Qytetin e Vjetër dhe që atëherë banorët vuajnë nga uria. /mesazhi/:
| |
|