Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Siri, forcat opozitare marrin qytetin strategjik në Halep | |
- Luftëtarët e opozitës siriane kanë rimarrë një qytet nga forcat e presidentit Bashar al- Asad, kanë bërë të ditur aktivistët të premten, në kuadër të një ofensive përgjatë shtrirjes së rrugës kryesore që lidh Damaskun me qytetin verior të Halepit. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftëtarët çlirimtar vranë 18 ushtarë dhe shkatërruan dy tanke në luftën për qytetin verior të Babolin. Sulmi i luftëtarëve çlrimitar përkoi me ofensivën dy- javore që po vazhdon në krahinën bregdetare të Latakia, zonë qendrore e pakices Alevite, sekti i Asadit, ku luftëtarët çlirimitar kanë konfiskuar një kalim kufitar dhe disa fshatra. Rënia e qtytetit Babolin ushtron presion mbi dy baza ushtarake në Maarat el- Nuaman, të cilat kontrollohen nga forcat e Asadit. Luftëtarët çlirimtar kishin bllokuar bazat për gjashtë muaj, në përpjekje për të prerë lidhjet e forcave të Asadit me rrugët kryesore midis Damaskut dhe Halepit, para se të tërhiqeshin në prill të vitit 2013. Sipas Observatorit, më shumë se 150,000 njerëz janë vrarë në luftën civile tre-vjeçare në Siri. Mbi 2.6 milionë njerëz kanë ikur nga Siria dhe 6 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit./mesazhi/:
| |
|