12 fëmijë dhe 6 gra janë në mesin e të vrarëve dje.
Rreth 94 vetë, përfshirë 12 fëmijë dhe 6 gra, u vranë nga sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit nëpër Siri të hënën, sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut.Prej 94 njerëzve të të vrarë në sulme, organizata tha se 31 vdiqën në Halep, 16 në Damask, 13 në Deraa, 14 në Idlib, nëntë në Homs, gjashtë në Hama, tre në Quneitra dhe dy në Deir ez-Zor.
Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian ka raportuar se helikopterët e ushtrisë siriane ka hedhur bomba me fuçi në Halep dhe Damask, dhe gjatë këtyre sulmeve shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe demoluar. Këshilli, gjithashtu pohon se forcat e Asadit sulmuan Homsin, ku shumë civilë nuk ishin në gjendje të evakuohen.
Sipas OKB-së, më shumë se 100.000 vetë janë vrarë deri më sot dhe më shumë se 6.5 milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Mbi dy million sirianë tani janë të regjistruar si refugjatë në vendet fqinje Turqi, Liban dhe Irak./mesazhi