Sulmet ajrore të regjimit sirian mbi civilët kanë vrarë të paktën 125 vetë dhe plagosën mijëra të tjerë, raporton Al Jazeera. Sulmet e djeshme mbi Aleppo janë kryer me fuçi shpërthyese, ndërsa fillimisht numri i viktimave u raportua të jetë 30.
Banorët janë duke u përpjekur të marrin veten dhe të shpëtojnë nga rrënojat, e gjithë kësaj fatkeqësie i shtohet edhe moti i vështirë me temperature të ulëta.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut i cili mbështetet në një rrjet të aktivistëve, avokatëve dhe personelit mjekësor tha se në mesin e të vrarëve janë 28 fëmijë.
Videot e postuara në internet tregojnë njerëzit e plagosur me batanije, të cilët mundohen tu shpëtojnë sulmeve të kohëpaskohshme. /mesazhi/