E diel 17 Nëntore 2013 16:04Së paku 48 persona, përfshirë tre fëmijë dhe një grua, u vranë nga forcat e regjimit sirian në disa qytete të shtunën, thonë aktivistët.
Forcat e Assadit vranë 23 persona në Hama, 8 në Idlib, 6 në periferi të Damaskut, 5 në Homs, 3 në Alepo, një në Daraa, Deir-Zor dhe uz Quneitra, njofton Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR).
Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë në konfliktin më shumë se tre vjeçare, sipas OKB-së, ndërkohë që mbi dy milionë njerëz kanë ikur nga vendi për të kërkuar strehim në vende të tjera, kryesisht fqinje Jordani, Turqi, Liban dhe Irak. /mesazhi/