Manal Tlass, i biri i ish Ministrit Sirian të Mbrojtjes Mustafa Tlass dhe njëherit mik i ngushtë i presidentit sirian Bashar al Asad, ka dezertuar nga ushtria dhe ka ikur në Turqi, raporton El Arabija.
Manal Tlass ishte një komandant i një njësie elite ushtarake të armatës Siriane. Mustafa Tlass, babai i tij ishte mik i ngushtë i babait të Asadit dhe shërbeu si ministër i mbrojtjes dhe dorë e djathtë e familjes Asad për dekada të tëra.
Sipas raportimeve Tlass dezertoi nga ushtria dy ditë më parë. Numri i të dezertuarve nga ushtria e Asadit çdo ditë është në rritje, dhe javët e kaluar brigada të tëra kishin lënë armët duke u larguar për në Turqi./mesazhi/