- Cito :
-
Asadi ka deklaruar kushtin e tij për ta lënë postin sipas deklaratave të autoriteteve ruse.
Esadi ka deklaruar kushtin e tij për ta lënë postin sipas deklaratave të autoriteteve ruse.
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Mihail Bogdanov, është shprehur se Kryetari i Shtetit të Sirisë Beshar Esad, mund të ndahet nga pushteti në rast se populli do të përkrahë një emër tjetër në zgjedhje.
Bogdanov, u takua në Paris me përfaqësuesit e opozitës siriane dhe me autoritetet franceze.
Ai dha një intervistë për gazetën "Le Figaro", ku tha se Asadi ka bërë të ditur që në rast se populli do të përkrahë një emër tjetër në zgjedhjet presidenciale, atëherë ai do ta lërë detyrën.
Zëvendës Ministri rus përsëriti shpresën e Rusisë për një mbështetje aktive në arritjen e paqes civile në Siri dhe tha se në Siri duhet që pozita dhe opozita duke u ulur në tryezë të përcaktojnë parametrat e procesit të transformimit politik.
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë gjithashtu tërhoqi vëmendjen se ndihmat me armë që po i bëhen opozitarëve në Siri po e çojnë këtë vend drejt "Somalizimit".
Bogdanov bëri propozimin për mbledhjen e një konference ku me përfaqësues të komuniteteve të krishtere, alevi dhe druzë, ashtu si edhe konferenca e paqes e organizuar në Liban pas luftës së vitit 1990.
Zgjedhjet presidenciale në Siri pritet të organizohen në vitin 2014./trt/