Kush është në linjë | 78 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 78 vizitorë :: 3 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Mon 18 Oct 2010 - 12:23 | |
| Vlorë, vritet polici po ndiqte një të kërkuar Një inspektor policie është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Cole të qytetit të Vlorës. Policia bën të ditur se viktima, i identifikuar si Roland Likaj dyshohet se është vrarë gjatë një aksioni në ndjekje të një të dyshuari. Nga hetimet mësohet se para vrasjes Likaj, me detyrë komandant i togës në shërbimet e rendit prej disa vitesh kishte njoftuar në qendër se ishte vënë në ndjekje të një personi të shpallur në kërkim. Më vonë efektivët e policisë nuk kanë arritur më të marrin kontakte me 43 vjeçarin. Policia ka shoqëruar 10 persona në cilësinë e personave që kanë dijeni për vrasjen. BalkanWeb | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: FMN-ja do t’i tubojë guvernatorët e bankave qendrore në Shangaj Mon 18 Oct 2010 - 12:25 | |
| Organizata e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të mbajë konferencë të nivelit të lartë të guvernatorëve të bankave qendrore, e cila do të mbahet në Shangaj. Në takimin do të shqyrtohen mënyrat e ndryshme për përballje me krizën botërore financiare.Të shtunën nga FMN-ja deklaruan se në konferencën e caktuar për të hënën, do të marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore dhe zyrtarë tjerë të Azisë, Afrikës, Evropës, Amerikës së Veriut dhe Jugut. Banka popullore e Kinës do të jetë nikoqire e konferencën, e cila do të kryesohet nga guvernatori i Bankës Qendrore Kineze, Çzhou Sjaoçuan dhe drejtori i FMN-së, Dominik Shtros-Kan. Makfaks | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Francë: Arabia Saudite ka tërhequr vërejtjen për sulm terrorist Mon 18 Oct 2010 - 12:29 | |
| Franca ka njoftuar se autoritetet e Arabisë Saudite kanë tërhequr vërejtjen për një kërcënim potencial terrorist islamik në Evropë, e veçanërisht në Francë. Ministri i brendshëm i Francës, Brice Hortefeux, i tha radio televizionit francez, se kjo vërejtje për sulm potencial, ishte pranuar nga Arabia Saudite, “gjatë disa orëve të fundit, ditëve të fundit”.Ai theksoi se shërbimet e sigurisë së Arabisë Saudite kanë sinjalizuar se dega e al-Kaidës në Gadishullin Arabik, “ishte aktive ose kishte planifikuar të jetë aktive” dhe po e merrte në shënjestër Evropën, e “veçanërisht Francën”.Ministri ka shtuar se alarmi i sigurisë në Francë mbetet një shkallë nën nivelin më të lartë. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Paris,takohen liderët e Francës, Gjermanisë dhe Rusisë Mon 18 Oct 2010 - 12:32 | |
| Liderët e Rusisë dhe të Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të arrijnë në Dauville të Francës, për takim me presidentin francez, Nikolas Sarkozi. Në mesin e çështjeve që do të diskutohen, nga presidenti i Francës, ai i Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të jetë edhe ajo e sigurisë evropiane.Raportohet se veçanërisht, Sarkozi dhe Merkel, do të përpiqen ta inkurajojnë presidentin rus, që të bashkëpunoj në mbrojtjen potenciale të re, e cila do t’i përfshijë vendet anëtare të NATO-s, e që synon mbrojtje kundër kërcënimeve raketore, nga vendet siç është Irani.Më herët, Rusia fuqishëm i ka kundërshtuar planet e Shteteve të Bashkuara, për ngritjen e mbrojtjes kundërajrore, në disa pjesë të Evropës, duke i vlerësuar ato si kërcënim për sigurinë e Rusisë. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Idrizi: Rinia të pastrojë rrugaçërinë politike Mon 18 Oct 2010 - 12:36 | |
| Qytetarët me plotë të drejtë kanë humbur besimin tek politikanët. Premtimet e tyre boshe tanimë nuk zënë vend tek qytetarët. Kjo, sipas profesorit universitar Zekirja Idrizi, vjen si rezultat i asaj se tanimë në vendin tonë kemi një plejadë të rinjsh të shkolluar, të cilët nuk bien pre e premtimeve boshe të politikës ditore, por janë të vetëdijshëm dhe të aftë për të analizuar programet dhe platformat e subjekteve politike. “Kemi një plejadë të rinjsh të cilët do të thotë i kemi nëpër universitete. Dhe ata më nuk janë të verbër të cilët nuk dinë ti lexojnë programet e tyre politike... Në zgjedhjet e ardhshme, dhashë Zoti që rrugaçëria politike do të hiqet nga skena politike, sepse vetë këta studentë i mprehin bërrylat për t'i hjek ata të cilët nuk dinë të shfaqin gjithë atë çka është interes i popullit por i shikojnë vetëm interes të tyre personale pasi të mare votën e popullit...Merrne cilindo politikanë, maksima e tyre është kjo, po që se donë të pasurohesh merru me politikë. Prandaj çdo politikan i jonë nuk do të kisha thënë millardier, por milioner gati se po”, thotë Zekirja Idrizi, profesor universitar. Sipas Idrizit për rënien e besueshmërisë ndaj politikës, fajtor janë vetë politikanët, të cilët prioritet kanë realizimin e interesave të tyre personale. “Pas daljes nga mandati i tyre si politikanë do e shihini edhe vetë, do të thotë se ngritën pallate të mëdha, ngritën fabrika gati se po nga ata të cilët fshihen pas perdes se nuk janë ata. Të cilët janë pronarë të njërës apo tjetrës, të tenderëve të ndryshëm, apo ku ta di unë se çka e çka. Krejt kjo tregon se rinia është zgjua nga gjumi dhe tani ajo donë ta mare fatin e saj në duart e veta...”, shton profesori Idrizi. Edhe qytetarët e anketuar nga Alsat-M, shprehen se kah moti kanë humbur besimin tek politikanët. Të pyetur se sa sa u besojnë politikanëve, pasojnë edhe përgjigjet...! “Bash hiç nula, ku mos me e humb besimin, fukarat dalin s’kanë bukë me hëngër” “Relativisht pak”. “S’ju besoj aq, se kurxho s’janë duke punuar për popullin, për atë”. Ndryshe anketat e fundit flasin se qytetarët në numër të madh kanë humbur besimin tek subjektet politike dhe dita ditës është në rritje numri i qytetarëve të cilët shprehen se në zgjedhjet e ardhshme do të abstenojnë. Ndërkohë që alarmante është gjendja edhe me ata të cilët janë të papërcaktuar. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Komunat kërkojnë korigjimin e ndarjes territoriale Mon 18 Oct 2010 - 12:39 | |
| Të pakënaqur me ndarjen teritoriale të vitit 2004, komuna e Haraçinës, deri te Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Transportit dhe Lidhjeve, ka ngritur nismë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarje territoriale. Kryetari i kësaj komune, Bastri Bajrami, për ALSAT-M thotë se kjo nismë ka për qëllim kthimin e tokave të komunës të cilat tani i takojnë dy komunave tjera, Gazi Babë dhe Ilinden. Sipas tij, kjo ndarje pamundëson që në tokat të cilat janë pronë e banorëve të Haraçinës të ndërtohet ndonjë zonë industriale. Ai thotë se ka raste kur një shtëpi i takon dy komunave, njëra pjesë bie në Haraçinë, ndërsa tjetra në Gazi Babë. “Me ndarjen që është bërë atëherë, shumë komunave tjera u është bërë padrejtësi, por Haraçina është definitivisht e sakatuar me ndarjen teritoriale. Mund të paramendoni gjysma e Haraçinës me teritor është në komunën e Gazi Babës, ndërsa banorët me adresa banojnë në komunën e Haraçinës. E njejta gjë është bë edhe me komunën e Ilindenit, faktikisht të gjithë tokat që punohen janë të banorëve të Haraçinës dhe me të drejtë ky teritor i takon komunës tonë”, thotë Bastri Bajrami, kryetar i komunës së Haraçinës. Për ndarje të re territoriale është edhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili thotë se, Çairi është komuna urbane me popullsi më të madhe, ku në një kilometër katror jetojnë mbi 18.000 banorë. “Ka nevojë dhe me siguri do të paraqitet nevojë, jo vetëm për shkak të Çairit, po për shkak se brenda 85 komunave ka komuna që janë politike, komuna që nuk kanë kapacitet të zhvillohen. Mendoj se numri i komunave, i duhur për Maqedoninë mund të sillet diku 50 deri 60 komuna. Në momentin kur do të hapet debati për ndarje të re teritoriale ne me shumë vigjilencë do ta ndjekim sepse kjo është ndër çështjet më të rëndësishme të komunës së Çairit”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës Çairit. Ndërsa, ministri i pushtetit lokal Musa Xhaferi, thotë se ndarja territoriale e vitit 2004 ka qenë një kompromis që mos të ketë ndarje etnike të komunave. “Arritëm të gjejmë dhe të balansojmë të gjejmë një optimum të asaj ndarje, për arsye se ajo mund të rrezikonte që të ndahen në vija etnike komunitetet dhe ajo nuk do ti shërbente qëllimit dhe decentralizimit”, shton ministri Xhaferi. Kryetari i komunës së Haraçinës, Bajrami thotë se nëse Qeveria nuk pranon një nismë të tillë, atëherë haraçinasit do të kërkojnë bashkim me qytetin e Shkupit. Sipas tij me ndarjen e vitit 2004, komunave me shumicë shqiptare iu mor pjesa më e madhe e tokave ndërtimore, të cilat janë kusht për zhvillimin e tyre ekonomik. Nevzat Mamuti | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gyl - BE-së: Mos keni frikë nga Turqia Mon 18 Oct 2010 - 12:54 | |
| Gyl - BE-së: Mos keni frikë nga Turqia Presidenti Turk Abdullah Gyl është shprehur se "Bashkimi Evropian me 500 milionë banorë nuk duhet të ketë frikë nga Turqia me 70 milionë banorë". E hëne 18 Tetor 2010 11:14 "Nuk duhet të harrojnë që mund të vijë një kohë kur populli turk ta refuzojë vetë Bashkimin Evropian" tha Presidenti Abdullah Gyl.Përpara vizitës kritike në Turqi të Presidentit Gjerman, Presidenti Abdullah Gyl vlerësoi për gazetën gjermane Süddeutche Zeitung marrëdhëniet e Turqisë me Gjermaninë dhe me Bashkimin Evropian.Lidhur me marrëdhëniet Turqi BE ai tha: "Ai që do të hapet me botën duhet të dijë të jetojë së bashku me njerëz të feve të ndryshme". Presidenti Gyl gjithashtu kritikoi disa politikanë dhe intelektualë të Bashkimit Evropian për shkak të vizionit të tyre të ngushtë.Duke tërhequr vëmendjen se duhet menduar strategjikisht dhe për periudha afatgjata Kreu i Shtetit Turk tha: "atëherë do të shikoni që Turqia e ka fuqizuar Bashkimin Evropian".Në reportazh ai preku edhe marrëdhëniet Turqi-Izrael ku tha se sulmi kundrejt anijes me ndihma Mavi Marmara nuk mund të harrohet lehtë.Kurse për Iranin tha: "Ne nuk duam forcë bërthamore në rajon, në raste se problemi me Iranin nuk zgjidhet me rrugë diplomatike atëherë mund të shpërthejë lufta por ne nuk duam luftë në rajon. Të gjithë dëshmuan ato që u përjetuan në Irak"./trt/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mitropoliti i Beratit nuk komenton deklaratën për Kosovën Mon 18 Oct 2010 - 12:58 | |
| Mitropoliti i Beratit nuk komenton deklaratën për Kosovën E shtune 16 Tetor 2010 20:57 Qytetarët e Beratit kanë dënuar ashpër deklaratën e Mitropolitit Ignat të bërë pak ditë më parë në Pejë, për gjendjen e krijuar në Kosovë për shkëputjen e saj nga Serbia. Deklarata e tij u zbardh fillimisht në mediat serbe e më pas u pasqyrua edhe në ato shqiptare. Duke e konsideruar si një deklaratë absurde, qytetarët i referohen historisë duke thënë se Kosova është një territor tërësisht shqiptar dhe i banuar nga shqiptarët në shekuj dhe se një deklaratë e tillë është e pavend për një përfaqësues fetar si Ignati.Pavarësisht përpjekjeve për të shkëputur një konfirmim ose jo të asaj që Mitropoliti ka thënë në ceremoninë e fronëzimit të Peshkopit Irinej si patriark i Kishës Ortodokse të Serbisë ai ka kundërshtuar të komunikojë me median, raporton BalkanWeb.“Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë. Po ndihem i shqetësuar. Ne ortodoksët shqiptarë, kemi ushqyer ndjenja të përbashkëta me popullin dhe kishën serbe gjatë bombardimit, ja edhe tani këtu në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ndiej një gëzim dhe kënaqësi të madhe këtu në Patrikanë dhe në Kosovë. Kjo e mirë është për serbët dhe Kishën e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj”, ka qenë përshëndetja e Mitropolitit të Beratit Ignati në ceremoninë e organizuar në Pejë, duke e quajtur Kosovën si Jeruzalemin e Serbisë. | |
| | | selami Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 109 Data e regjistrimit : 19/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : lyon franc
| Titulli: Re: Lajmet Ditore Tue 19 Oct 2010 - 10:48 | |
| e kan tregua shum mir kreret fetar ortodoks edhe ata krishter shqiptar qendrimet e tyre.po ku jeni o patriota krishter qe dedikoheni vitit 2010 viti i terezez,or injoranta te shekullit.a tereza i lindi jasharet e prekazit luanet e prekazit?Ademin Hamzen e gjith ata shehid te vrar nga bekimi marr nga keta krishter me ato tymosjet qe te prishin shpirtin??jo jo viti 2010 per mua edhe per besimtaret musliman nese duhet dedikuar ndoj nene eshte NENA ZAHIDE.te cilet i lindi keta LUAJ qoft Allahu i knaqur me ta.e sa i perket krerve fetar krishter dhe ortodoks shqiptar ksaj pune i thojn NO COMENT per te ardhur keq. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |