Kush është në linjë | 449 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 449 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet ditore Sat 23 Oct 2010 - 8:16 | |
| Incident i armatosur afër kufirit Maqedoni-Shqipëri Në afërsi të vendkalimit kufitar Shën Naum, në kufirin Maqedoni-Shqipëri, sot ka pasur të shtëna me armë zjarri ndërmjet policisë kufitare maqedonase dhe një grupi, i cili ka hyrë në territorin e Shqipërisë. Sipas informatave të para të policisë, me siguri bëhet fjalë për një grup gjuetarësh nga Shqipëria, të cilët kishin hyrë pa leje në territorin e Maqedonisë. Raportohet se janë ndaluar dy shtetas shqiptarë të dyshuar për pjesëmarrje në incidentin, ndërsa të tjerët kanë ikur./rel/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rasmussen thekson kushtin për Maqedoninë Sat 23 Oct 2010 - 8:17 | |
| Rasmussen thekson kushtin për Maqedoninë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andras Fogh Rasmussen ka thënë se bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë mund të fillojnë vetëm pasi të jetë zgjidhur mosmarrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë. Pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Athinë, Rasmussen ka bërë thirrje edhe për heqjen e pengesave nga mosmarrëveshjet midis Turqisë e Qipros, që siç tha, pengojnë bashkëpunimin e NATO-s me Bashkimin Evropian.Në prag të samitit të Lisbonës, që do të mbahet në mesin e muajit të ardhshëm, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se pikëpamja e Aleancës për anëtarësimin e Maqedonisë është e qartë, njofton BBC.“Vazhdon të mbetet në fuqi vendimi i Samitit të Bukureshtit dhe vendimi i NATO-s është që bisedimet me Shkupin mund të fillojnë atëherë kur të jetë gjetur një zgjidhje reciprokisht e pranueshme në çështjen e emrit”, tha ai.Ky është një vendim absolutisht i qartë dhe sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s të gjithë vendimet e NATO-s kërkojnë unanimitet. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: BE kërcënon me viza Serbinë dhe Maqedoninë Sat 23 Oct 2010 - 8:20 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Islami ashtu si edhe fetë e tjera me një Zot është pjesë e pandarë e Gjermanisë Sat 23 Oct 2010 - 8:22 | |
| Islami ashtu si edhe fetë e tjera me një Zot është pjesë e pandarë e Gjermanisë Presidenti Turk Abdullah Gyl dje mbrëmë dha një darkë nderi në Sarajin Dollmabahçe të Stambollit për Presidentin Gjerman Christian Wulff i cili ka ardhur në Turqi për një vizitë zyrtare. Presidenti Gyl lidhur me deklaratën që homologu gjerman bëri në vendin e tij se "Islami është pjesë e Gjermanisë", tha se ndjen një kënaqësi të madhe për këtë dhe shtoi: "Ashtu siç edhe ju vutë në dukje emigrantët shumica e të cilëve janë turq, janë një pjesë e pandarë e Gjermanisë. Feja Islame ashtu si edhe fetë e tjera me një Zot është pjesë e pandarë e Gjermanisë. Pikëpamjet tuaja përputhen me mentalitetin tonë për tolerancë dhe përshtatje reciproke".Gyl i cili në fjalimin e tij theksoi edhe vendosmërinë e Turqisë në lidhje me anëtarësimin në BE tha: "Në krye të fushave që prej Gjermanisë presim më tepër bashkëpunim dhe solidaritet është procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE. Gjermania e cila në arenë ndërkombëtare duke arritur ta shpëtojë veten nga shuarja u kthye në një aktore të vetëdijshme të përgjegjësive që ka dhe me këtë preferencë strategjike që do të bëjë do të jetë ndër vendet që do ta vlerësojë më lartë përfitimin me anëtarësimin e Turqisë".Edhe Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff u shpreh se Turqia, vendi që po zhvillohet me shpejtësi në rajonin e saj do ti sjellë Evropës përfitime të mëdha."Turqia për nga ana e stabilitetit që zotëron në rajonin ku ndodhet është një fitim për Bashkimin Evropian" tha Wulff dhe shtoi se Turqia dhe Evropa mund ta plotësojnë njëra-tjetrën në shumë aspekte./trt/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rusi: Fëmijët nga Serbia janë stërvitur në një kamp ushtarak Sat 23 Oct 2010 - 8:35 | |
| Rusi: Fëmijët nga Serbia janë stërvitur në një kamp ushtarak Një grup i fëmijëve nga Serbia ka marrë pjesë në një kamp në Siberi, i cili udhëhiqet nga veteranët rusë të luftës, me ç’rast kanë qitur me armë dhe kanë hedhur granata.Mëtutje, raportohet se djemtë dhe vajzat prej 11 e deri në 15 vjet, janë dërguar në Rusi nga organizata e veteranëve të luftës e Serbisë, Fronti Patriotik, ndërsa mikpritës ishte organizata nacionaliste ruse, Flamuri, që përfshinë veteranët rusë të luftës dhe vullnetarët.Nebojsha Kuzmanoviq, babai i një djaloshi 15 vjeçar, që mori pjesë në këto trajnime në Rusi, i tha Radios Evropa e Lirë se fëmijët nuk kanë shtënë me armë të zjarrit të vërteta. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vendi po "izolohet" ekonomikisht, 2011-ta edhe me e veshtire Sat 23 Oct 2010 - 19:00 | |
| Vendi po "izolohet" ekonomikisht, 2011-ta edhe me e veshtire Në planin ekonomik, viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.
Ky është parashikimi i ekspertit ekonomik, Abdylmenaf Bexheti, i cili konsideron se mos anëtarësimi në NATO dhe BE, si dhe politika aktuale e qeverisë dhe kreut të shtetit, nuk siguron krijimin e ambientit për investime serioze nga jashtë. “Imagjinoni çfarë situate dhe ambient biznesi mund të krijohet pas deklaratave të papërgjegjshme të Presidentit Ivanov në qendër të Kontinentit se, Maqedonia ka arritur disa standarde politiko-demokratike edhe më të larta se të vetë Evropës. Në anën tjetër, deklaratat dhe mesazhet e fundit të kryeministrit për fqinjin jugor edhe më shumë ashpërsojnë gjendjen dhe e çojnë vendin drejt izolimit jo vetëm politik, por edhe ekonomik”, shprehet Bexheti. Sipas tij, me politikën aktuale të qeverisë, nuk mund të shpresohet në investime të huaja, ndërsa fatin politik dhe ekonomik të vendit, Bexheti e ilustron në mënyrën e tij. “Nuk mund të bëhet fjalë për investime të reja serioze në këso ambienti dhe këso trajektore politike te vendit. Kjo i ngjanë sikur të drejtoni një kompozicion treni në teposhtë, por që frenat i keni humbur! Në rrethana të tilla dhe për pasojë të këtyre politikave pritet që viti i ardhshëm mund të jetë edhe më i vështirë në planin ekonomik”, thotë për "Zhurnal" Bexheti. Edhe analisti politik, Ibrahim Mehmeti, shprehet me vlerësime negative sa i përket zhvillimeve në të ardhmen. Ai druan se Maqedonia do të mbetet jashtë rrjedhave ndërkombëtare, ndërsa me këtë, edhe jashtë agjendave të investitorëve të huaj. “Pozicioni i Maqedonisë në skenën ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe strukturat financiare, mbetet jashtë rrjedhave dhe niveli i investimeve të jashtme do të mbetet në këtë nivel ku është tani, pra në nivel shumë të ulët. Kjo, padyshim se krahas efektit në sferën e sigurisë, do të ketë reperkusione të drejtpërdrejta në sferën ekonomisë, sepse dihet se anëtarësimi në NATO, në mënyrë shumë të dukshme ndikon në tërheqjen e investimeve të huaja, siç ndodhi në raundin e fundi të shteteve që u anëtarësuan”, thekson për "Zhurnal" Mehmeti. Ndryshe, më shumë se 1/3 e qytetarëve, sipas të dhënave të fundit, jetojnë në varfëri. Papunësia nuk lëviz nga indeksi i saj, ndërsa obligimet financiare të çdo familje janë rritur. Shqetësimet shtohen edhe më tepër, kur vërehet mungesa e politikave kreative të qeverisë për menaxhimin e kësaj situate. Zgjidhja e saj, thonë ekspertët dhe analistët, është integrimi sa më i shpejtë në NATO dhe BE. / Zhurnal / | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shkupi kërkon nga Beogradi 70-100 mijë dosje të paklasifikuara Sat 23 Oct 2010 - 19:01 | |
| Shkupi kërkon nga Beogradi 70-100 mijë dosje të paklasifikuara Arkivat e Republikës së Maqedonisë dhe të Serbisë kanë vendosur bashkëpunim dhe mund të kërkohen dosjet të cilat janë të nevojshme për zbatimin e procesit të lustracionit, por vetëm në qoftë se ato dosje ndodhen në Arkivin e Jugosllavisë, gjegjësisht tani të Serbisë. Megjithatë, të dhënat janë se një dokumentacion i tillë nuk është dorëzuar në Arkivin e Serbisë por ende ruhet në Ministrinë serbe të Punëve të Brendshme.Këtë e deklaroi drejtori i Arkivit të Maqedonisë, Zoran Todorovski, i pyetur për mundësinë për sigurim të dokumenteve nga arkivat serb për nevojat për lustracion në Maqedoni.Sipas tij, në pajtim me rregullat e veprimtarisë arkivore, për momentin nuk ekziston mundësi qasjeje deri te rreth 70 deri 100 mijë dosjet, të cilat konsiderohet se ndodhen në arkivat serbe, ndërsa nuk janë të klasifikuara sipas kombësisë dhe nuk dihet se cilat janë të maqedonasve, cilat janë të serbëve ose kroatëve."Kjo do të thotë se nuk janë përpunuar, ndërsa sipas rregullit në veprimtarinë arkivore jepet në shfrytëzim vetëm ajo lëndë që është përpunuar, ajo që nuk është përpunuar normalisht se nuk jepet. Kjo bëhet në mënyrë tjetër, me kufizim arkivor të dosjeve nëpër republika. Kjo është punë e tyre, të cilën ata ende nuk e kanë përfunduar. Kuptohet se ne do t'i kërkojmë vetëm dosjet tona, gjegjësisht ato të cilat u dedikohen Maqedonisë", thotë Todorovski. / Zhurnal / | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Haiti: Nga kolera kanë vdekur më se 200 vetë Sat 23 Oct 2010 - 19:03 | |
| Haiti: Nga kolera kanë vdekur më se 200 vetë E shtune 23 Tetor 2010 11:31 Zyrtarët e Haitit thonë se nga përhapja e kolerës kanë vdekur më se 200 vetë, në pjesën qendrore të Haitit.Sipas tyre, më se 2600 persona të sëmurë gjenden në spital. Nëse nuk trajtohet, kolera mund të shkaktoj vdekjen brenda disa orësh, për shkak të dehidrimit.Deri tash nuk ka pasur raste të konfirmuara të kolerës jashtë hapësirës së prekur në veri të kryeqytetit Port-o-Prens, por ka shqetësime se sëmundja mund të përhapet në vendbanimet me tenda, ku janë strehuar të mbijetuarit e tërmetit shkatërruaes, që në muajin janar e goditi këtë vend.Nga ky tërmet patën vdekur më se 220 mijë njerëz, ndërsa 1.5 milionë vetë kanë mbetur pa kulm mbi kokë./rel/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: SHBA: Wikileaks publikoi dokumente sekrete për Irakun Sat 23 Oct 2010 - 19:04 | |
| SHBA: Wikileaks publikoi dokumente sekrete për Irakun Faqja në Internet, Wikileaks, ka publikuar mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara, në të cilat ka informacione për keqtrajtime të të burgosurve dhe tortura nga policia dhe ushtria e Irakut, me ç’rast sugjerohet se ushtria amerikane kishte ditur për këtë gjë, por kishte dështuar të zhvilloj hetime.Afro 400 mijë dokumente nga terreni, poashtu, sugjerojnë se më se 66 mijë civilë vdiqën në këtë konflikt, shumë më tepër se që dihej ose që ishte raportuar më parë.Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange, i tha rrjetit televiiziv CNN se dokumentet zbulojnë “gjakderdhjen” që nuk është parë.Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka dënuar publikimin e dokumenteve sekrete nga ana e faqes Wikileaks:“Ne duhet ta dënojmë me fjalët më të qarta zbulimin e secilit dokument sekret nga individët apo organizatat, që e vëjnë në rrezik jetën e pjesëtarëve dhe civilëve të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve”, tha Hillari Klinton./rel/ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet ditore | |
| |
| | | | Lajmet ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |