aksa Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 492 Data e regjistrimit : 13/04/2010 Mosha : 49 Nacionaliteti-Sheti : Suisse - Kosova
| Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Kosovës Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi | 07 Dhjetor 2010 Sun 12 Dec 2010 - 12:28 | |
| Letër e hapur kryeministrit të Kosovës Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi | 07 Dhjetor 2010 Na ndihmo që të ndihmojmëPara disa ditëve ishte për një vizitë zyrtare në Kosovë, kryeministri i Turqisë z. Rexhep Tajjib Ordogan, dhe mendoj se kjo ishte vizitë historike e një pasardhësi të sulltan Muratit (II), i cili ishte shkaku kryesor i përhapjes së islamit në Ballkan. Vizita e këtij kryeminstri dhe burri të madh shtetëror vjen në kohën kur në Kosovë po luftohet islami më shumë se kurdoher më parë , ani pse ky islam gjithmonë në forma të ndryshme është luftuar në trojet tona.Por, paraprakisht nga të huajt, ndërsa tash po luftohet nga tanët: nga vëllezërit e një gjaku dhe gjuhe , po luftohet edhe nga ata të cilët e pritën me nderime të larta zotriun Rexhep Erdogan. Në mesin e agjendës se kryeminitrit turk ishte edhe hapja e Xhamisë së madhe në Prishtinë, e cila eshte renovuar nga shteti turk. Nuk kishte diçka të re në hapjen e asaj xhamie nga një kryeministër turk, ngase ai ndihet krenar qe është musliman dhe vazhdimisht i falë pesë kohë namaz dhe hyrja e tij në xhami është shumë e zakonshme. Por e veçant e këtij perurimi ishte prezenca e një kryeministri shqiptar-kosovar në xhami, është e veçant ngase ky popull nuk është mësuar të shoh kryetar e kryeministra nëpër xhamia, bile as ministra e deputetë, nuk është mësuar ti shoh vetëm duke hyrë në xhami e lëre më të falë namaz. Por ja qe kësaj radhe ndodhi një gjë e tillë, ndodhi ajo çka ka qenë e pa pritur dhe befasi "kryeministri fal namaz"! E qfarë problemi ka nëse një kryeministër të hyjë në xhami e të falë namaz!? Pse a nuk është xhamia edhe për kryetar e kryeministra!? Pse kisha e sinagoga dhe faltore tjera vazhdojnë të jenë për kryetar e kryeministra të të gjithë botës, ndërsa xhamiat nuk janë për krerët shqiptar?! A nuk kanë nevojë edhe ata si njerzit tjer ti perulen te madhit Zot, apo ata jane te shkarkuar nga obligimet fetare qe I kan ndaj te Madhit Allah xh.sh?! apo është marre e turp të hyjnë në xhamia?! Apo mos vallë po i frikësohen faktorit ndërkombetar qe mos i akuzon për "fundamentalista e terrorista?! Të gjitha keto nuk qendrojnë fare. Por ajo çka është e vërtet se dreqi i tyre nuk i len të hyjnë nëpër xhamia, por atyre u ka hyrë vetja në huj e po iu duket se janë pavarësuar nga i Madhi Allah. Po e them këtë sepse shumë nga ta para se të hypin në ”karrika-pushteti" kanë qenë bajagi musliman të mirë, bukur shpesh i ke parë nëpër xhamia, por në momentin qe i sprovoi Allahu me "karrika" ranë në provim.Edhe atë ranë keq, jo vetëm se lanë namazin e xhamiat, por filluan edhe të konsumojnë alkoolin, gjë kjo e cila ua rrënon të gjitha veprat e mira qe i kanë bërë më heret. Të mjerët ata, të mjerët për shpirtin e tyre nëse i zënë vdekja në atë gjendje. E shiten ahiretin për një interes të ngushtë të dynjasë, i humben kënaqësitë e përhershme të xhenetit vetëm për kënaqësitë e përkoshme të kësaj dynjaje, siç thotë Allahu për të tillët: " blen kënaqësit e kësaj bote për kënaqesitë e botës tjetër". E çka do t’i thonë nesër Allahut të Madhëruar kur do t’i qesë Ai para Vetës së Tij e ti pyes një nga një për veprat e tyre! A mendojnë se do t’i shpetojnë llogarisë së ditës se gjykimit! Jo vallahi kurrë asnjëherë. Kthehemi të "namazi i kryeministrit të vendit tonë" ku kisha pasur deshirë tia bëjë disa pyetje atij: a thua si e ndjeu veten kur hyri në namaz, kur i ra Krijuesit në ?! Për abdest nuk po e pyes aka pasur apo jo. A iu hoq copë qe i fali katër reqate namaz për Zotin e tij, i cili e ka krijuar dhe i cili ia ka mundësuar të vijë në pushtet, a nuk e di ai se pa thënë Allahu kurr nuk do të kishte mundur të vije në pushtet, bile ai ka mundur moti të harrohet sikur shumë bashkëluftetarë të tij!!? A nuk e di ai dhe shokët e tij se Allahu është duke ë sprovuar? A nuk e di ai se me namaz vetëm çka ngritet njeriu, me ruajtjen e identitetit të tij. Pra, njeriu vetem se tregohet më i fortë, më i siqert, më i mirë në qiell dhe në tokë?! Pse more njeriu ik nga realiteti, nga ajo(feja) çka është, gati i tërë populli i tij, i cili ia njeh kryeministrin tonë edhe familjen. Ia njohin babanë e tij të shkëlqyeshem i cili është shembull për burrë të mirë dhe të dëvotshem jo vetëm në Drenicë, por edhe jashtë saj? Si do qe të jetë njeriu çka do qe të bëjë e ka për vetën e tij, para se të bëjë për të tjerët. Por ajo qka dua ti them atij në këtë rast është se: nëse ke falë namaz për hirë të Allahut ‘pirolla te qoft’, a nese ke falë namaz për hatër të Ordoganit, ai namaz nuk na duhet neve e as që të kryen ndonjë punë ty fare, por nëse ke falë namaz për shkak të fushatës zgjedhore edhe kjo nuk do të kryej pun, ngase qeveria juaj koplet në krye me ju e keni humbur besimin tek muslimanët të cilët ta kanë dhënë votën dhe të cilët falin namaz. Ata me nuk do të gabojnë, sepse votat e tyre i ke të humbura me emër te Allahut, sepse ju zotëri i keni deshpëruar në veçanti pas ndalimit e shamisë nëpër shkolla fillore dhe të mesme. Shumë nga ta janë gëzuar kur ke ardhur në pushtet dhe të kanë kontribuar shumë qe ti të vishë në pushtet, por si duket paskan gabuar, dhe tash së fundi shpresojme qe mos të gabojnë serish. Dhe krejt për fund,i nderuar kryeminister yni, krejt kjo sigurisht nuk është fort me rëndësi për mendimin tim, ngase nëse ka thanë Zoti ti prap do vishë në pushtet, po nëse nuk ka thanë, vallahi kurrë nuk ke për ta parë më atë karrikë, ngase çeshtjet janë të kryera të Allahu i Madhëruar. Por ajo çka është me rëndësi rrjedh nga fakti qe ti rikthehesh Allahut, prap tia mesysh xhamiave, ku tashmë e mësove Xjamin e madhe. Pra, e theve akullin, i re Allahut në , dhe tash bëhu musliman i mirë e i devotshem ku do të jeshë i lumtur në këtë botë dhe në botën tjeter. Ju lutëm epjav muslimanëve të drejtat e tyre që u takojnë me ligj dhe me Kushtetutë, sepse në bazë edhe të parimit njërëzor e demokratik i meritojne. Edhe ti je njëri prej tyre, do lutemi për ju sa të jeshë gjallë dhe pasi të vdesësh. Allahu na udhëzoft të gjithëve e na drejtoftë në rrugën e drejtë dhe na meshirofë përgjithmonë. Natyrisht, asnjeherë nuk kemi qëllim tendencioz e as provokimi, Zoti mos e dhashtë, por thjeshtë kemi një këshillë të sinqertë, si vellau për vellanë, e cila del nga zemra për të mirën e popullit tim, liderëve të tyre të cilëve u kemi shumë borgj. Selam Alejkum | |
|