Lëshimi i gjunjve para duarve në namaz.
Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: “E kam parë Pejgamberin e Zotit kur ka bërë
se gjunjët e tij i ka vendosur para duarve, kurse kur ngrihej, i ngrinte duart e tij para gjunjëve.
Humami transmeton këtë hadith nga Asimi por si hadith mursel dhe nuk e përmend në të Vail Ibn Huxherin, kurse në Telhis’ul-habir qëndron se e transmetojnë Ibn Huzejme, Ibn Hibani dhe Ibn Sekeni në sahihët e tyre. E theksoj se atë e transmeton edhe Hakimi në Mustedrek nëpërmjet Asim Ahvelit nga Enesi, i cili thotë: “E kam parë Pejgamberin e Zotit duke e marrë tekbirin fillestar dhe me gishtin e madh të dorës duke i prekë veshët, e pastaj shkon në ruku dhe ndalet në ruku që çdo nyje të shkojë në vendin e vet, e pastaj lëshohej duke e shqiptuar tekbirin, ashtu që gjunjët e tij i paraprinin duarve të tij.”
Ai thekson se senedi i këtij hadithi është sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit dhe këtë e konfirmon edhe Dhehebiu, i cili edhe e shton hadithin e Vail ibn Huxherit, në të cilin thuhet: “Pejgamberi i Zotit, kur e bënte sexhden, i lëshonte gjunjët e tij para duarve, kurse kur ngrehej i ngrinte duart e tij para gjunjëve.” Hakimi thotë se Muslimi e ka marrë për dëshmi Sherejkun dhe Asim ibn Kulejbin. Dhehebiu thotë se ky hadith është sipas kushteve të Muslimit.
Në veprën Nejl’ul-evtar, pas përmendjes së hadithit në lidhje me lëshimin e gjunjëve para duarve në
, thuhet se këtë e ka pranuar shumica, kurse Kadi Ebu Taibi thekson se ky është qëndrimi i shumicës së ulemasë islame. Atë e përcjellë edhe Ibn Mundhiri nga Omer ibn El-Hattabi, Nehaiu, Muslim ibn Jaseri, Sufjan Eth-Therviu, Ahmedi, Is’haku dhe dijetarët e tjerë islamë. Tahaviu transmeton nga Ibrahim En-Nah’iu se ka thënë: “Është ruajtur nga Abdullah ibn Mes’udi dhe është mbajtur në mend se gjunjët e tij janë lëshuar në tokë para duarve.”
Sa i përket qëndrimit të disa njerëzve që duart të lëshohen para gjunjëve, ky qëndrim është refuzuar ndër juristët sheriatikë për shumë arsye. Qëndrimin e tyre ky grup e argumenton me dëshmitë vijuese:
Nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: Pejgamberi i Zotit ka thënë: “Kur dikush nga ju bënë
, mos të ulet sikur që ulet deveja, por le t’i vendosë duart e tij para gjunjve.”
Ibn Kajjimi thotë: Këtë hadith e konsiderojnë të dobët Buhariu, Tirmidhiu dhe Darekutni.
Buhariu thotë se Muhamed ibn Abdullah ibn Hasanin, raviun e këtij ahadithi nuk e pason askush dhe ky nuk e di se a ka mësuar ai te Ebu Zinade apo jo.
Tirmidhiu qorton se ky hadith është garib dhe se e ka të njohur vetëm këtë hadith të cilin e transmeton Ebu Zinadi vetëm në këtë mënyrë.
Hadithi i Ebu Hurejres është mudtarib (joautentikë) në tekst.
Buhariu, Darekutni e të tjerët thonë se hadithi ka të meta të fshehta në tekst,
Disa thonë se ky hadith është abroguar, sikur që thotë Ibn Huzejme.
Ai pajtohet me ndalimin e Pejgamberit se është e ndaluar të ulemi në namaz sikur që këtë e bënë deveja.
Hadithi i dytë nuk ka shahid, d.m.th., hadithi i cili e përcjellë dhe e konfirmon, për dallim nga hadithi të cilin e transmeton Vaili.
Hadithi të cilin e transmeton Vaili pajtohet me qëndrimet të përcjella nga ana e as’habëve sikur që janë Omeri, Ibn Mes’udi dhe Enesi kurse nuk kemi asnjë hadith tjetër i cili është në pajtim me hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre, përveç veprimit të Ibn Omerit edhe pse edhe te ky kemi qëndrime të ndryshme.
Në hadithin të cilin e transmeton Vaili gjendet rrëfim solid dhe i paraprinë rrëfimit për veprimin e Pejgamberit a.s. që do të thotë se hadithi i Vailit është i ruajtur dhe i shkruar.
Veprimet në hadithin e Vailit në tërësi janë stabile, të argumentuara dhe më autentike se sa versionet që i kanë përcjellë të tjerët.
Prg:Uzeir Ibrahimi.