Buhariu ka shkruar për këtë sferë në kapitullin mbi lëshimin e gjakut.Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame) me fjalët: "Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen". Hadithin e transmeton Buhariu.
Tregohet se një beduin i është ankuar Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, për kokëdhimbje të madhe, e ky i është përgjigjur: "Bën hixhame!"
Po ashtu, mund të largohet dhembja nga shputat e këmbëve nëse i bëjmë me kanë.Këtë hadith e transmeton Ebu Davudi. Ka shumë hadithe që tregojnë për dobinë e lëshimit të gjakut. Nga ndodhitë që i përkasin lëshimit të gjakut nga damarët mund ta veçojmë atë kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ves-selem, i tha mjekut Ebu Ka`bit t`ia prejë lëkurën dhe t`i lëshojë gjak nga damarët. Nga hadithi do të veçojmë: "Ilaçi më i mirë është lëshimi i gjakut", dhe "Hixhamja na pastron neve dhe trupin tonë nga jashtë, kurse lëshimi i gjakut nga brenda".
Hixhamja praktikohet edhe në vendet e ngrohta, kurse lëshimi i gjakut edhe në vendet e ftohta.
Patjetër duhet larguar hixhames pas larjes me ujë të nxehtë, pos në raste kur gjaku është shumë i trashë, edhe në këtë rast është mirë të bëhet hixhamja një orë pas larjes më ujë të nxehtë. Po ashtu duhet larguar hixhames në rastet kur barkun e kemi plotë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: "Hixhameja në barkun e zbrazët është ilaç, e kur është i mbushur, atëher0δ ajo është sëmundje".
Ibn Maxhe thotë se e ka dëgjuar Ibn Omerin duke thënë: "Është mirë të kujdesesh për gjkaun tënd, pra ma thirrni njeriun që e bën këtë, as shumë të moshuar e as shumë të ri,sepse unë personalisht e kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi veselem, duke thënë: "Lëshimi i gjakut kur barku është i zbrazët është ilaç më i mirë".Kjo është më e sigurt dhe e urtë..
Hixhamja nën mjekër na liron nga dhembjet e dhëmbëve dhe fytyrës, kurse në këmbë është mirë për lëkurën e kofshës, fluskat, reumatizmin dhe dhembjet e shpinës. Dobitë e hixhames janë të shumta, por hixhamja përreth nyjeve është e dëmshme, sepse dobëson të mbajturit mend.
Ahmedi është i mendimit se nuk është e preferuar marrja e shpërblimit për mhixhamen. Por, Ibn Abbasi ka thënë: "I bëra hixhame Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ai më pagoi për këtë shërim". Pra, sikur kjo të ishte gjë e ekqe , ai këtë sigurisht s enuk do ta bënte. Këtë hadith e transmeton Buhariu. Sa i përket vendit të hixhames, Buhariu transmeton se Ibn Abbasi ka thënë: " "I kam bërë hixhame Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve selem, në kokë për shkak të dhembjeve". Në hadihtin tjetër qëndron se këtë e ka bërë për shkak të migrenës (dhembje kronike e kokës), kurse Enesi ka thënë: "Pejgamberit i është bërë hixhame fi`l ahede`ajn ve`l-kahil Transmeton Tirmidhiu.