Transmetohet se kur Allahu i Madhërishëm e dërgoi Musain a.s. tek
faraoni, ai meqë nuk kishte kujt t’ia linte amanet familjen dhe tufën,
tha:
“O Zot!Ç’do të bëhet me njerëzit e shtëpisë dhe bagëtitë?”
Atëherë, Zoti duke ia kujtuar se ishte “më i dobishmi i ruajtësve” iu përgjigj kështu:
“O Musa! Pasi më gjete Mua, ç’kërkon tjetër? Ti vrapo të kryesh
urdhrin Tim! Mbështetu në Mua dhe trego nënshtrim! Po të dua, e bëj
ujkun çoban të dhenëve dhe engjëjt, roje të familjes tënde!
O Musa ç’është kjo që po e vret mendjen? Kur nëna jote të hodhi në
det, kush të shpëtoi? Pastaj kush të çoi përsëri te nëna jote? Pate
vrarë njërin pa dashje dhe faraoni ishte vënë në ndjekje tënde dhe
kishte vënë njerëz për të të vrarë. Kush të mbrojti ty atëherë?”
Musai a.s edhe dëgjonte, edhe në fund të çdo fjalie thoshte:
“Ti, Ti, Ti, o Zot!”
Mesazhi:
Sigurishtë se Musai a.s. si edhe të gjithë të dërguarit tjerë ishte
në kulmin e nënshtrimit, por meqë të dërguarit janë personalitete
shembullore dhe modele për njerëzit, nëpërmjet këtyre shembujve Zoti na
tregon se si duhet të sillemi në kësisoj situata, pra na i orienton
zemrat. Këtu tregohet se përballë urdhërave të Zotit asnjë justifikim
njerëzorë nuk ka vlerë. Sepse ai është e vetmja fuqi që mund të
plotësoj çdo lloj ndihme, mirësie dhe mbrojtjeje për të cilat mund të
kenë nevojë ata që tregojnë vendosmëri për të çuar në vend urdhërin e
Tij!
Burim sherifi
e huazuar nga Forumi "Brezi i Ri"