Çastet e fundit të jetës së
Javuz Sulltan Selimit, pjesa më e madhe e viteve të sundimit të të cilit kaluan në fushata lufte, dhe i cili nuk u mërzit e as u lodh përball shumë mundimeve dhe vështirësive, i përshkruan miku i tij, Hasan Xhan:
“Në shpinën e Javuzit kishte dalë një çiban. Çibani u rrit dhe u bë gropë brenda një kohe të shkurtër. Ajo arriti deri në atë masë saqë ne prej kësaj plage mund t’i shihnim edhe mushkëritë e Sulltan Javuzit. Ai ishte shumë i mërzitur. Ishte si një luan i plagosur. Nuk e pranonte dot pafuqinë e tij, dhe ashtu i sëmurë siç ishte, vazhdonte t’u jepte udhëzime luftëtarëve të tij heroikë. Iu afrova. Duke folur për përkeqësimin e tij shëndetësor, ai më tha:
“Çfarë më gjeti mua kështu, o Hasan Xhan!?”
Unë e kisha kuptuar që jetës së tij të përkohshme po i vinte fundi, dhe se ai po i afrohej jetës së amshueshme. I mërzitur i thashë:
“O padishahu im, kamë frikë se të erdhi koha për t’u bashkuar me Zotin, të qëndrosh së bashku me Të!”
Sulltani u kthye drejt meje, më vështroi me çudi e më tha:
“O Hasan, o Hasan! Deri në këtë çast, me kë ke menduar se jam unë?! A ke parë ndonjë mangësi në ndenjën time të afërsisë me Zotin?”Tashmë sulltani ishte zhytur në një tjetër përmasë. Ai më urdhëroi që t’i lexoja suren Jasin. Kur mbërrita tek fjala
“Selam”, ai ia dorëzoi shpirtin Mikut të tij.
Mesazhi:Njerëzit e mëdhenj dhe të suksesshëm, gjithmonë janë me Zotin. Ata, për as edhe një çast të vetëm, nuk distancohen prej Tij. Zoti është i mëshirshëm, por mëshira e Tij më e madhe shfaqet tek ata që Atë e patën në zemra për gjatë tëre jetës. Nëse gjithsecili nga ne nuk do të mund të bëhej një sulltan i të gjithë muslimanëve, atëherë, me siguri, në mos i familjes apo shoqërisë, i vetvetes gjithsesi se mund të bëheshim.