Një nga muslimanët, Ahnef ibnu Kajs, e hapte çdo ditë Kuranin duke thënë:
”Do të lexoj çfarë thotë Zoti im për mua sot.” Dhe lexonte:” Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit.” (Teube, 111) Mandej shtonte:”Unë nuk jam prej këtyre burrave.”
Ditën tjetër, hapte Kuranin dhe lexonte:”Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” (Nisa, 145) dhe thoshte:”Nuk jam as prej kësaj shtrese.”
Ditën e tretë hapte Kuranin dhe lexonte:”Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t’ua pranojë pendimin.” (Teube, 102) dhe thoshte:”Unë i përkas kësaj shtrese.”
Es selamu alejkum
Mundesoi:Bujamin Salija