Shkencëtarët nga Abu Dhabi pohojnë se kanë arritur të krijojnë një shtrëngatë artificiale nga qielli i hapur në shkretëtirë. Në tentimet shumëvjeçare që nga shkretëtira të krijojnë një tokë të
pëlleshme dhe profitabile shkencëtarët kanë bërë një hap më afër. Bëhet
fjalë për projektin e fshehtë prapa të cilit qëndron presidenti i
Emirateve të Bashkuara Arabe sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
Projekti i emëruar Weathertec ka kushtuar hiq më pak se 11 milionë
dollarë amerikanë.
Bëhet fjalë për jonizatorët e përdorur që gjenerojnë fusha me grimca të ngarkuara negative të cilat formësohen në formë të reve.
Me projektin po ashtu udhëheq firma zvicerane Metro Systems
International dhe themeluesi i saj Helmut Fluhrer i cili është shumë i
kënaqur me rezultatin e përgjithshëm.
“Qëkur e kemi filluar tërë projektin në qershor të vitit 2010 kemi
shkaktuar rreth 50 shtrëngata shiu në qiell të hapur dhe në mes të
verës”, ka thënë ai për gazetën britanike “The Telegraph”. Shkencëtarët,
pos shiut, kanë arritur të riprodhojnë edhe breshrin, erën e madje edhe
vetëtimat.
Ish drejtori i institutit teknologjik Max Planck profesori Hartmut
Grassl ka theksuar se me këtë zbulim do të mund të bëhej fjalë për një
kthesë të mbarë njerëzimit. /Telegrafi/