Magazina gjermane “Spiegel”, duke iu referuar sulmeve ndaj xhamisë
dhe qendrës islame në Berlin, shkruan se kryeqyteti i Gjermanisë është
bërë qendër e islamofobisë në këtë vend.
Muajt e fundit shumë qendra islame kanë qenë objekt i sulmeve
anti-islame, ku, mes të tjerash, mund të përmendim sulmin ndaj xhamisë
Al-Nur dhe katër sulme të njëpasnjëshme ndaj xhamisë Shiitlik, që
ndodhën gjatë verës.
Zëdhënësi i policisë gjermane, Klaus Shobert, deklaroi se nuk ka prova
që tregojnë se sulmet ishin të orientuara ndaj individëve të caktuar.
Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, kërkoi nga
qeveria e Angela Merkelit të fillojë një bashkëpunim bilateral dhe
multilateral, që në këtë mënyrë gjermanët të njihen me religjionet e
tjera hyjnore në vend.