Mus’hafi më i vjetër në botë është mus’hafi i Osmanit r.a.Mendohet se mus’hafi më i vjetër në botë është ai i Osmanit r.a..
Rrjedh nga shekulli VII dhe supozohet se e ka shkruar vetë hazreti
Osmani r.a..
Gjithashtu mendohet se pas vdekjes së Osmanit r.a., halifi i IV,
Aliu r.a. e dërgoi këtë mus’haf në qytetin Kufe në Irak. Aty qëndroi
rreth 700 vjet, kur Timurlenko, pushtuesi i Azisë Qendrore, e gjeti këtë
kopje dhe e mori me vete në shtëpi. Tek ai qëndroi rreth 400 vjet.
Pas pushtimit të Samerkandit nga ana e Rusisë më 1868, sunduesi rus e
mori këtë kopje dhe e vendosi në Bibliotekën Mbretërore, prej nga
Lenini e dërgoi në Uf, në Baskortostan.
Pas shumë kërkesave të myslimanëve të Tashkentit, kjo kopje u kthye
në Azinë Qendrore në vitin 1924. Në këtë vend gjendet edhe sot.
Mus’hafi i Osmanit r.a. është i mbrojtur nga UNESCO.
(N. Ibrahimi)