Universiteti i Kembrixhit do të botoj enciklopedinë e re të historisë islame, njofton IRIB.
Kjo gazetë bën të ditur se me botimin e kësaj enciklopedie synohet
ndryshimi në studimet e shkencave islame, sidomos shërbimi ndaj atyre që
janë të interesuar të njihen me çështjet dhe zhvillimet e botës islame.
Bëhet e ditur se enciklopedia e historisë islame është botuar në
gjashtë vëllime dhe çdo vëllim ka 800 faqe. Nga vëllimi i parë e deri në
vëllimin e tretë flitet për përhapjen e islamit dhe mënyrën e vendosjes
së islamit në rajonin e Lindjes së Mesme pas shpërbërjes së perandorisë
romake.
Në vëllimin e katërt flitet për pasurinë kulturore të botës islame
nga shekulli i parë e deri në 12 hixhri. Vëllimi i pestë diskuton për
influencën e perëndimit në botën islame, kurse vëllimi i gjashtë
shqyrton çështje të ndryshme si emigracioni i muslimanëve, muslimanët në
Evropë, mediat, etj..