Prodhuesi
i madh ushqimor ‘Nestle’ në Francë ka pezulluar shitjen e salsiçeve të
quajtura ‘Herta’, pasi që doli se salsiçet e certifikuar si hallall,
përmbajnë mish derri
Kur muslimanët e zemëruar filluan t’i bojkotojnë Nestlet, edhe
supermarketet filluan heqjen e produkteve të kësaj kompanie nga
asortimenti i tyre. Kompania u përgjigj me pezullim e shitjes së
salsiçeve duke premtuar një kontroll më të mirë të prodhimeve hallall
në të ardhmen.
Për këtë dështim nuk është akuzuar vetëm Nestle, por edhe Komisioni për verifikimin e produkteve hallall.
Në Francë, për kontrollin e produkteve është përgjegjëse xhamia e
Parisit. Një numër i madh i ekspertëve hallall dënoi ashpër mënyrën e
tyre të punës, duke e vërë në pikëpyetje certifikimin e tyre.
Në pjesë e madhe e salsiçeve Herta prodhohen në Gjermani, por mbetet e
panjohur se nëse salsiçet që shiten në supermarketet gjermane janë
gjithashtu të kontaminuara./IGJ/