Z.Talha B.Ubejdullahu r.a
Hz.Talha r.a shpjegon vetë se si është bërë musliman. Isha në pazarin e Basrës , ku doli një prift nga kisha tha: A ka ndonjë që vjen nga Mekka në mesin tuaj?
Unë jam- u përgjigja Prifti pastaj thotë: A ka ardhur Ahmeti? Ai është djali i Abdullahut, nipi i Abdulmutalibit, është profeti i fundit.
Vendi se ku do të vijë është Mekka, ndërsa vendi ku do
të bëjë hixhret është një vend i nxehtë, shumë pjellorë dhe ka shumë hurma.
Kur kthehet në Mekke dëgjon që Resulullahi (s.a.ë.s) kishte shpallë profetësinë e Tij. Talha r.a shkon tek Resulullahi (s.a.v.s) bashkë me Hz. Ebu Bekrin r.a dhe bëhet musliman. Bërjae tij musliman ndryshoi të tërë rrjedhën e jetës së tij.
Hz.Talha r.a kishte një miqësi shumë të fortë me Hz.Ebu Bekrin r.a dhe rrinin shumë kohë pranë. Neufel bin Huvejlid i lidh të dy me një litar dhe asnjë nga muslimanët nuk i ndihmonte dot. Pas kësaj ngjarje ato i quajtën "Karinejh" (Miq të pandashëm).
Hz.Talha r.a ishte shumë i pasigurtë, por edhe shumë i pasigurt, por edhe shumë dorëdhënës (jepte shumë), Duke u nisur nga kjo veti, Hz.Talhasë i kishin vënë këto llagape (cilësi): Talhatul Hajr. Talhatul-Fejjaz dhe Talhatul-xhud (që jep).
Nuk mori pjesë në luftën e Bedrit, sepse Resulull-llahi i kishte ngarkuar një detyrë tjetër.
Në luftën e Uhudit ka luftuar trimërisht dhe ka marrë shumë plagë , 24 ose 37 të tilla dhe i këputën dy gishta.
Resulull-llahi (s.a.ë.s) ka thënë për Talhanë (r.a) kështu:"Kush dëshiron të shikojë një person që i ka dhënë fjalën Allahu (xh.sh) dhe e ka mbajtur, atëherë shikojeni Talhanë".
Hadith- "Zubejri dhe Talha do të jenë me mua në Xhenent".
Shkrujti: Ilaz Salihi
Për Forumin: Islamieshtedrit.com
Shkurt-2011