Gjykata
Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg ka hedhur poshtë
aktpaditë e myslimanëve zviceran kundër vendimit të referendumit në
Zvicër që u zhvillua për ndalimin e ndërtimit të minareve të xhamive në
këtë vend.
Gjykatësit vlerësuan se ankesat nuk mund të shqyrtoheshin, për shkak
se shkelen nenet 9 dhe 14 të Konventës Evropian për të drejtat e
njeriut, me të cilën respektohet liria religjioze.
Gjykata theksoi se palët ankuese nuk kanë dorëzuar argumente të
mjaftueshme lidhur me aksionet e autoriteteve shtetërore për ndalimin e
minareve dhe dëmtimin e interesave të tyre fetare.
Ankuesit deklaruan në ankesën e tyre se ndalimi i ndërtimit të
minareve nuk është në përputhje me Konventën Evropiane për të drejtat e
njeriut.
Ndalesa e ndërtimit të minareve në Zvicër ishte aplikuar në vitin
2009 pas një referendumi, ku shumica e zviceranëve u deklaruan kundër
minareve. (INA)