Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Mysliman i nderuar!
O rob i Allahut!
Unë kam nderin që po të informojë për një gëzim të madh. Po afrohet gara madhore në nivel ndërkombëtarë që fillon me natën e parë të muajit Ramazan dhe përfundon në natën e fundit po të këtij muaji!
O biri i Islamit përgatitu.
O nipi i Imanit bëhu gati.
Është një garë e madhe, këtë garë e ka bërë publike Mbreti Sundues në Librin e Tij me fjalën:
سَابِقُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
“Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund.” (Hadid, 21)
Shpërblimi i kësaj gare është “XHENETI”, një xhenet një kopsht të gjerë sa qiejt dhe Toka, që në të ka të mira të cilat i shijon shpirti, e kënaqet syri. Në të përjeton kënaqësi shpirtërore e trupore çka syri nuk i ka para, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e njeriut nuk i koncepton.
Përmbajta e garës
Atëherë njihu më përmbajtjen e garës. Më lejo që ta cilësoj garën, të njoftoj me kushtet e garimit dhe pjesëmarrjes.
Arena dhe mejdani i kësaj gare është muaji i Ramazanit me të cilat i hap dyert e xhenetit dhe asnjë derë nuk mbyllet.
Kushtet e garës.
Së pari: garuesi të largohet nga çdo haram, mekruh që ka vepruar më parë.
Duke ia ka kthyer borxhet pronarëve, ti largohet të pavërtetës, të keqes më të gjitha mënyrat dhe format. Ta lëre dëgjimin e muzikës, veglat muzikore, lojën me letra, të largohet nga tubimet e tilla ashtu si largohet nga dëgjimi i përgojimit, shpifjes, rrenës. Ta pastroj gjuhën nga fjalët e ndyta.
Së dyti: të jetë i vendosur dhe serioz në këto veprime:
- Ta bëj të qartë “teuben” pendimin në Allahun e Lartësuar duke u shprehur: “Allahu im! Vërtetë unë kërkoj faljen Tënde për të gjitha gjynahet. Pendohem te Ti për çdo bindje, fjalë, vepër që Ti e urren dhe nuk je kënaqur. Më fal mua, prano pendimin, vërtetë Ti falë.”
- Të punoj punë të mira, si:
1. Falja e namazit me xhematë duke mos i humbur asnjë reqatë.
2. Leximi i Kuranit natën dhe ditën gjatë tërë Ramazanit.
3. Falja e namazeve nafile gjat ditës dhe natës gjatë tërë Ramazanit.
4. Dhënia e sadakasë me pasuri, ushqim, pije, veshmbathje sipas mundësive që ka.
5. Duatë dhe istigfaret e vazhdueshme në kohën e syfyrit për çdo natë.
Kjo është gara dhe këto janë kushtet e saja.
Kush dëshiron të garoj?
Kush dëshiron të fitoj hyritë e xhenetit.
A dëshiron të shtosh në jetën tënde një jetë të re, të jetë kapital i pasurisë. Fitimi të jetë 1000 muaj. Që do të thotë: 83-vite e 4-muaj!
A dëshiron që t’i shlyesh mëkatet e gjynahet?
E gjithë kjo arrihet duke garuar me seriozitet në këtë garë.
O trim! Qasu garës me urtësi e vendosmëri dhe garo.
- Ruaje dëgjimin nga muzika, përgojimi, fjalët e ndyta.
- Ruaje dorën nga haramet.
- Ruaji këmbët nga ecja e kotë.
- Ruaje gjuhën nga përgojimi, shpifja, rrena, mashtrimi, etj.
- Ruaje zemrën nga ajo që nuk të takon.
Madhëroje Allahun duke thënë:
,
.
O trim!
Liroje dorën dhe bëhu bujar. Jep sadaka. Qëndro gjatë në shtëpinë e Allahut. Vendi jot në xhami është në safat (rreshtat) e para. Mos e humb tekbirin fillestarë të asnjë namazi.
Lexoje librin e Allahut, Kuranin me vëmendje, seriozitet, frikë, dua dhe lot.
Paqja dhe bekimi i Allahut të Lartësuar mbi garuesit dhe bereqeti i Allahut le të jetë mbi fituesit.