Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeledin Ihsanoglu bëri një vlerësim të sulmeve në Norvegji.
“Kjo nuk ishte surprizë për ne”, u shpreh Ihsanoglu lidhur me sulmet, ndërsa veçoi se antisemitizmi i viteve 1930 tani po ndodh për myslimanët.
Vazhdon jehona e sulmeve terroriste të 22 korrikut në Norvegji.
Një deklaratë lidhur me këtë temë erdhi edhe nga Sekretari i
Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Ekmeledin
Ihsanoglu.
Kreu i OBI-t përdori shprehjen “kjo nuk ishte surprizë për ne” dhe tërhoqi vëmendjen mbi islamofobinë në rritje.
“Ngjarjet në Norvegji tregojnë se racizmi dhe islamofobia kanë
cekur një pikë tepër të rrezikshme. Një person racist dhe islamofobist
arrin deri aty sa të përhapë vdekjen tek populli, kombi i tij. Me këtë
surprizë tani po përballet shteti i tij, pasi për ne kjo nuk ishte
surprizë…”, tha Ihsanoglu.
Duke vënë theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes botës perëndimore
dhe islamit, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit
Islamik vijoi kështu:
“Sot po jetojmë një fazë të re të
islamofobisë. Fyerjet ndaj islamit janë kthyer në një pikë të agjendës
politike. Ngjarjet e fundit në Norvegji u shtojnë edhe më shumë rëndësi
paralajmërimeve tona. Vendet perëndimore dhe ato islame duhet të jenë
në bashkëpunim të plotë.”(TRT)