“Por, nënë unë nuk dua të ha. Unë jam djalë i rritur dhe unë mund të agjëroj”, i tha Sabiti nënës së tij.
“Po, ti agjëron Sabit, fëmijët shtatë vjeçar hanë mëngjes dhe pak në drekë , pastaj nuk hanë asgjë deri në mbrëmje.”
“Por ti nuk agjëron në këtë mënyrë”, insistonte djaloshi i vogël.
“Unë jam e rritur. Të rriturit agjërojnë kështu.”
Zotëria i vogël u zhyt thellë në mendime, pastaj pyeti: “Nënë, pse agjërojmë ne?”
“Kjo është një pyetje e mirë, Sabit”. U ngrit shkoi në kuzhinë, mori diçka prej aty dhe erdhi.
“A e din se çfarë është ky, Sabit?”
“Ai është mikser.”
“A e din për çfarë nevojitet ky”.
“Ai përzien pemët për të bërë lëng.” Nëna qeshi”. Po, e vërtetë është, përzien. Edhe trupi ynë bën të njëjtën gjë.
“Ai e tret ushqimin që e hamë; e merr atë çka nevojitet, ndërsa e largon tepricën. Këtë e bën çdo ditë.”
“Po a nuk lodhet trupi, pyeti djaloshi nënën?
“Po lodhet. Mu sikur mikseri. Kur i përziejmë pemët gjatë, ai nuk punon më. Atëherë duhet ta riparojmë. Dhe mu për këtë duhet që edhe trupit t’i japim pushim, kështu që ai të mund të punojë më mirë për ne. Për këtë ne agjërojmë në Ramazan dhe disa ditë tjera gjatë vitit.”
“Nënë, a agjërojnë të gjithë?”
“Jo të gjithë, Nëse je i sëmurë, apo presësh fëmijë, apo nëse je i vjetër dhe i dobët sikur gjyshi yt, ose nëse je në moshën shtatë vjeçare, atëherë nuk agjëron.”
Djaloshi i vogël mendoi edhe pak, hëngri ushqimin që ia dha nëna e tij.
“Çka nëse nuk dëshiron të agjërosh?”, pyeti përsëri djaloshi.
“Cila është ngjyra më e dashur e motrës tënde Nurit?” pyeti nëna
“Vjollcë!
“Mirëpo, cila është ngjyra e uniformës në shkollë?”
“E kaltra.”
“Por, ajo thotë se dëshiron hixhabin me ngjyrë vjollcë kur shkon në shkollë”
“Po, pse nuk e vesh?”
“Frikësohet nga mësuesi se mos ta dënojë.”
“Shiko pra, ajo frikohet nga mësuesi sepse i ka thyer rregullat e shkollës, duke veshur hixhabin me ngjyrë vjollcë.”
“Shiko Sabit, Allahu e di se çka është e mirë për ne, për këtë ne duhet të veprojmë si na urdhëron Ai, sepse Ai di dhe sheh gjithçka! Ne e duam Atë, frikësohemi që të mos i thyejmë urdhrat e Tij dhe nuk duam që Ai të jetë i pakënaqur me ne.
“Mirëpo, a ke uri, nënë?”
“Natyrisht se kemi uri, por ne merremi me punë më të rëndësishme dhe kështu largojmë mendimet nga ushqimi. Lexojmë Kur’an, vizitojmë të sëmurët , ose shkojmë në xhami dhe dëgjojmë ligjëratat. Shiko, ka shumë punë që mund të bësh, dhe para se ta kuptosh ka ardhur iftari.”
“A ekzistojnë edhe arsyeje tjera pse agjërojmë?”
“Po. Ti je i lumtur Sabit, sepse ke për të ngrënë, nuk ka secili për të ngrënë.”
“Sikur të varfrit e Palestinës?” pyeti djaloshi.
“Po, mu si ato. Nëse ne kemi uri, do të jermi në gjendje ta kuptojmë se atyre u duhet ndihmë.”
Djaloshi mbeti i kënaqur me përgjigjet e nënës së tij.
“Nënë, a mund të vij edhe unë me ty dhe babën t’u ndihmojmë të varfërve?”
“Me mëshirën e Allahut, mund të vish.”
Burimi: minber.ba
(Breziiri)