Për ty NËNË?!?!...
Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.Nënë, unë u rrita, madje dhe u plaka, por sado thinja të më dalin në kokë dhe sado rudha ti shtohen fytyrës sime, për ty do të mbetem përherë biri yt i vogël, biri yt foshnjërak, dhe saherë të më marrë malli, do ta mbashtes kokën në prehërin tënd, do të qëndroj aty nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua.Sa i ëmbël ledhatimi yt! Sa e butë dora jote!Ajo dorë që iu besua djepi!Ajo dorë që iu besuan brezat!Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar, për ato vlera të larta dhe për atë dashuri, dhimshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mbjellë në zemrën tënde! Tani, tani po më vijnë në mendje, kujtime nga më të bukurat, kujtime për të cilat më merr malli!Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?Kush mi njomi buzët për herë të parë?Ishe ti, nënëKush kujdesej për mua?Kush vraponte pas meje kur unë rrëzoheNjëherë dikush e pyeti Muhammedin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të), se kujt duhej tia kushtonte më së shumti përkushtimin e tij. Ai iu përgjigj: "Nënës tënde." "Po pastaj?" "Nënës tënde" Sërish e pyetën: "Po pastaj""Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj"Babait".Ndërsa Allahu i madhëruar thotë në Kur’anin e Tij famëlartë. “Zoti ytë ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (El-Isra, 23:24)sha dhe e ëmbëltonte me puthje vendin e vrarë?Ishe po ti, nënëKush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?Kush më mësoi të dua, të jem i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm?Ishe ti, nënë,Ti nënë e shtrenjtëOh nënë, sonte fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra.E shoh se jam shumë i paaftë të them atë që ti meriton!