Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Somalezët e uritur agjërojnë edhe pse nuk kanë ushqim për iftar Sat 6 Aug 2011 - 13:40 | |
| Duke luftuar me urinë më të rëndë e cila goditi një pjesë të Afrikës dekadat e fundit, mijëra refugjatë somalezë nuk mund të arrijnë deri te ushqimi për ta ndërprerë agjërimin e tyre gjatë muajit të Ramazanit.
“Për shkak të urisë, ne kemi ecur ditë të tëra pa ushqim”, tha 25-vjeçari Mohamed Dubow Saman për ‘Reuters’ të martën, më 2 gusht. Gjatë javëve të fundit, thatësira të mëdha kanë prekur pjesën tjetër të Somalisë dhe një pjesë të Afrikës, duke goditur më shumë se 12 milionë njerëz.
Janë prekur pjesët e Kenisë, Ugandës, Etiopisë dhe Xhibutit. Edhe pse personat e sëmurë kanë një justifikim për të mos agjëruar, Saman është i vendosur t’i përmbahet besimit të tij dhe t’i bashkohet miliona muslimanëve të cilët agjërojnë në gjithë botën.
“Kjo, deri tani, ishte agjërim pa shpërblim”, tha Saman.
“Por, ky agjërim, bile, është i frymëzuar nga Zoti dhe është vetëm për Zotin.” Saman dhe refugjatët në kampin Dadaab janë të gatshëm të agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, e që në mbrëmje të marrin racione të dobëta.
Kampi i refugjatëve Dadaab, është projektuar për akomodimin e 90.000 njerëzve, aktualisht aty jetojnë rreth 380.000 refugjatë, duke u bërë një nga kampet më të mëdha në botë.
Sipas Mjekëve pa kufi, deri në fund të vitit, numri mund të arrijë shifrën prej 450.000./IGJ/ | |
|