Betohem në Allahun, do largohem, prandaj, dëgjomëni para se të ik. Po vërtet do largohem, kështu e ka caktuar Zoti im... Por... para kësaj dëgjoni këto dy fjalë dhe përqendrohuni... Erdha tek ju dhe drita ime shkëlqen... Zemrat gëzohen dhe gjejnë lumturinë... Sytë tuaj lëshojnë lotët vrullshëm... O ju besimtarë iu përgëzoj të gjithëve... Gëzimi është afër jush dhe malli po iu prek... Muaji i begatë po iu rrethon nga çdo kënd... Prandaj falënderoni Allahun o myslimanë. Shpresoni te Ai që iu udhëzoi... Për të kërkuar falje, mëshirë dhe lirim nga xhehenemi sepse është më Bujari dhe nëse i luteni i pranon lutjet... O muslimanë, më arrini para se të ik, kalon një vit dhe nuk më gjeni dot Le të jem unë për ju mëshirë dhe rast i volitshëm për të kërkuar falje, prandaj mos më harroni... Për hir të Zotit iu kërkoj mos më ktheni në muaj dëfrimi dhe argëtimi. As muaj qejfi dhe përhapje e veprave të liga. Me ardhjen time hapni një faqe të re e mbushur me pendim, sinqeritet dhe thirrje në fenë e pastër, largim nga smira, urrejtja dhe mosmarrëveshjet. Lani zemrat me përmendjen e Zotit tuaj, natën, ditën dhe në çdo çast. Lexoni Fjalën e Zotit, Kuranin e zbritur, sepse aty do gjeni udhëzimin tuaj. Ngrini duart e përulura tek Allahu, të realizoni dëshirat tuaja. Sigurisht do largohem dhe përsëri kthehem, por... a do t’ju takoj përsëri?! Sa njerëz dje ishin para meje, ndërsa sot nuk i shikoj gjëkundi... Vdekja i mori me vete, pra, a nuk nxirrni mësim nga të afërmit, shokët dhe miqtë që e lanë këtë botë?! Më arrini para se të largohem unë dhe të largoheni edhe ju... Unë shpejt po vij dhe shpejt largohem, dhe kur të kthehem nuk e di cilin nga ju do gjej përsëri... Këto ishin fjalët që më kujtuan në këto çaste, ndërsa shumë të tjera që i kam në mendje, nuk po i them... Muaji juaj i begatë.