Porosia nga vajza e vdekur
Kur e kan pyetur Malik ibn Dinarin perse eshte penduar,ai eshte pergjigjur:
Isha polic, me zemer te ashper dhe fjalor vullgar.
Me kalimin e kohes u martova dhe me vullnetin e Zotit me lindi nje vajze. Zemren time e kaploi dashuria ndaj saj, e qe per çdo dite me gufonte zemra per dashurine qe kisha per te.
Pas dy vitesh vdiq. U brengosa aq shume,saqe vajin kurre s'e ndala.
Nje nate te muajit Shaban pashe nje enderr sikurse u be Kijameti dhe te gjithe njerezit ishin ringjallur,edhe une ne mesin e tyre. Papritmas degjova nje ze te larte dhe pashe nje egersire te zeze me sy te verdhe dhe gojehapur,sikur donte te me gelltiste. Fillova te iki, por ajo me vinte pas. Duke kaluar prane nje rruge pashe nje plak icili dukej shume i bukur dhe e pyeta se amundej te me ndihmonte kunder egersires. Ai filloj te qaje dhe me tha:
"Une jam i dobet".
Zjarri çdokund me kaplonte, e kur desha te fleje, degjoja nje thirres:
"O ti njeri kthehu se ti nuk je nga ata".
U ktheva, por egersira nuk ndahej dot nga une. Prap kerkova prej plakut te me ndihmonte, por ai me ze te vajit me tha se eshte i dobet, por me keshilloi: " Sikur te kishe shkuar te nje koder, ngase aty jane emanetet e besimtareve, e po qe se ke dikend do te ndihmoje".
Une vrapova nga ai vend , ndersa egersira ende me percjellte pas, kur engjujt thirren me ze:
"Ngritni mbulojat dhe hapni dyert".
Aty pashe shume femije te bukur qe shkelqenin si hena. Te gjithe me pane dhe me lakmuan. Per nje here pashe edhe bijen time qe me kishte vdekur.
"Babi", me tha ajo duke qare, "ti je babi im". Filloi te me ledhatoje dhe duke qare me tha:"Babi im", " A nuk eshte koha qe zemrat e atyre qe besuan te zbuten me keshillat e All-llahut" ( El-Hadide). Fillova te qaj dhe i thashe:
Oj bija ime edhe ju e dini Kur’anin a? Me tha: Po, ne e dime me mire se ju te gjallet. I thashe: me trego per egersiren, ç’ishte ajo? Me tha: "Babi im, ajo eshte vepra jote e keqe qe aq shume e ke punuar, saqe eshte bere e forte dhe nuk ndahet dot prej teje".. I thashe: Plaku pse nuk me ndihmonte? Tha: Ai eshte vepra jote e mire, qe aq pak e ke punuar sa qe nuk kishte fuqi me te ndihmuar. I thashe:
Oj bija ime po ç’beni ne kete vend? Me tha: " Ne jemi bijte e besimtareve, qe ju kur te vini ne t’ju presim".
U zgjova i frikesuar dhe vendosa qe te pendohem tek All-llahu me nje pendim te paster dhe te sinqerte.
*****************
Vetem nje hap ne rruge te huaj d.t.th.t'a humbesh rrugen tende...